Egoizmin human e perdorin njerzte e mençur, budallejnte jo
6. 05. 2020
Si konceptet tjera ne boten njerezore, edhe egoizmi mund te kuptohet, perjetohet e perdoret ne menyra te ndryshme. Disa te qenurit egoist e kuptojne, e perjetojne dhe e perdorin si perkujdesje ekskluzive per veteveten e jo edhe perkujdesje per tjeret.
Njerzit e mençur e human nuk e kuptojne, nuk e perjetojne dhe nuk e keqperdorin ne kete forme shpirtngushtesie egoizmin, por krejtesisht ndryshe. Ata egoizmin e kuptojne, e ndjejne dhe e perdorin më pare per veteveten, por jo ekskluzivisht per veteveten. Ky egoizem ka plotesisht kuptim njerzor dhe ne vetevete permbane vizion e deshmi mençurie dhe humanizmi dhe aspak deshmi perkujdesi ekskluziv per veteveten.
Te mençurit egoizmin human e kuptojne, e ndjejne dhe e perdorin parimisht duke u kujdesur per veten më pare, pastaj ne menyre parimore tia perkushtojne kujdesin edhe femijeve, partnerit, familjes, miqeve dhe atdheut.
Nese vertet nuk kujdesemi me pare per veteveten ne sferen e mirembajtjes se shendeti tone fizik, psikik, emocional, intelektual, profesional, moral, social, human e njerzor dhe mirembajtjes se shendetit te duhur ekonomik dhe raporteve te shendosha mes antareve te familjes e më gjere raportet e shendosha ndernjerzore, nuk do te na mbetet, force, motiv, deshire, vullnet e dashuri ne dispozicion qe tu dhurojme tjereve kujdesin dhe perkrahjen tone per ato gjera qe kane nevoje ata.
Nese vertete deshirojme t`i realizojme potencialet tona ne menyre qe vetes dhe te tjereve tu ofrojme më te miren e mundeshme, do te ishte me vend qe mese pari te kujdesemi per veten, qe te kemi potencial te mjaftushem, deshire, vullnet e dashuri te kujdesemi edhe per tjeret. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!