Emocioni i gezimit dhe dashurise tek shqiptaret po sulmohet nga brenda edhe nga jashte
19 Prill 2015 në 10:13 PD •
Sipas definimit psikologjik te emocioneve, gezimi perjetohet ne ato qaste kur jemi te shendetshem fizikisht e psiqikisht si individ, si familjar e si kombetar, kur korrim suksese e fitore te pa rreshtura ne aspektin personal, profesional, familjar e kombetar dhe kur e kultivojme ndjenjen e respektit, mirkuptimit, tolerances, bashkpunimit, punes dhe sakrifices per atdhe, per liri e per bashkim kombtar.
Emocioni i dashuris, perjetohet ne ato momente kur na dojne tjeret per aqe sa i dojme ne ata, kur dashuria nuk keqperdoret nga njera pale ne dem te pales tjeter, kur dashurija stimulon per unitet, mirekuptim, bashkpunim dhe respekt te dyanshem.
Vertete ne shqiptaret e kemi te veshtire, ta perjetojme plotesishte emocionin e gezimit dhe dashurise. Nuk eshte e lehete te perjetohen keto emocione kur ne mesin tone kombetar po perhapet varferia, po perhapet korrupcioni, po devalvohet edukata e dituria, po shkatrrohet e devalvohet ekonomia, arsimi e shendetesia, dita dites po devalvohet e shkaterrohet drejtesia, po devalvohet edhe besimi i sinqert ne zot dhe po manipulohet permes feve e partive, per te fut perqarje, ngatrresa, e urrejtje ne mesin tone kombetar!
Si ta perjetojmë ne shqiptaret emocionin e gezimit dhe dashurise kur i shohim shqiptaret ne mal te zi, ne serbi, ne maqedoni dhe ne greqi, se si poshtrohen, neneshtrohen, burgosen, rrihen, vriten, varferohen, perzihen nga trojet e veta dhe asimilohen?!
Si kane mundesi shqiptaret ta perjetojne emocionin e dashurise, respektit, mirkuptimit, tolerances ndaj fqinjeve tane pushtues, qe na urrejne pameshirshem ne baza racore e fetare dhe synojne te na zhdukin nga faqja e dheut?!
Si kane mundesi shqiptaret ti dojne nderkombtaret qe po sillen ndaj nesh me cinizem, dinakeri, padrejtesi, po sillen me injorance ndaj te drejtave tona, ndaj lirise e pavaresise dhe ndaj unitetit e bashkimit tone kombetar, duke bere dallime te medha racore e fetare ne raport me fqinjet tane pushtues e me ne si komb?!
Si ti gezohemi e si ta duam politiken tone dhe kreatoret e saje qe bejne politike antikombetare, politike kuislinge, politike sherbtore, politike kryekeput per interesa personale, duke ia ulur vlerat qe i posedon atdheu, kombi, dituria, kultura dhe deshmoreve te lirise?!
Pa punuar nate e dite, i madh e i vogel me zemer, me shpirte, me dije e me sinqeritet, te pamundeshme do ta kemi, qe tu krijojme hapesire te mjaftushme emocioneve pozitive, te gezohemi e te dashurohemi mes veti dhe pas vlerave qe prodhojne gezim, pozitivitet e dashuri dhe ti respektojme ato permes punes e diturise dhe permes zemres, shpirtit e sinqeritetit.
Per ti arrite keto vlera, duhet te mos joshemi pas antivlerave dhe veseve te liga antinjerzore e antikombtare. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!