Kure besojme dhe veprojme i arrijme gjerat qe na takojne
18. 04. 2020
Nese nuk besojme se do ti arrijme ato gjera te cilat i deshirojme dhe na takojne, e kemi sabotuar veten per realizimin dhe plotesimin e tyre.
Nje sabotazhe e tille, na bene qe te na mungoj ndjenja e sigurise, guximit, ndjenja e forces dhe e menqurise, te cilat e mundesojne çlirimin e kapaciteteve tona, qe gjenden brenda neshe, duke pritur komanden e besimit qe e posedojme per t’i vene ne levizje ato.
Besimet shendrrohen ne komanda te pa diskutueshme dhe te fuqishme, te cilat i formesojne mendimet, bindjet, ndjenjat, qendrimet, veprimet dhe marrjen e vendimeve tona, me nje kurajo dhe guxim te forte, se do t’i arrijme gjerat qe i deshirojme dhe do tia dalim.
Po nuk e morrem vendoseshmerishte ne duar tona kontrollin e sistemeve te besimit, nuk do te kemi force dhe kurajo te ecim drejte asaje rruge qe na e mundeson realizimin e deshirave tona, te calat na takojne, pa i perfillur sfidat qe na dalin para dhe pa e pranuar dorzimin, sado e forte te jete pengesa.
E verteta, e sinqerta, e ndershmja, njerzorja dhe kombtarja, kerkojne me ngulme njerze te menqur e te guximshem qe u permbahen ketyre parimeve dhe me te gjitha mjetet ti mbrojne ato prej atyre qe keto virtyte parimore i konsiderojne si nje hale ne sy dhe e kane deshmuar veten katerciperishte, qe kane shkele me dy kembet e veta mbi to, duke zhvate çdo gje qe gjejne perpara. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!