Ka ardhe koha ti kthehemi vetevetes, ta njohim se kush jemi dhe ta ndryshojme e ta mbrojme menqurisht e kombtarisht
Thirrja psikologjike ti kthehemi vetevetes, ne parim eshte thirrje mjafte e qelluar, nese kuptohet drejte, nese nuk deformohet me qellime te caktuara dhe nese nuk keqeinterpretohet.
Sa e kuptojme, si e kuptojme dhe a kemi vullnet te mire ta kuptojme kete thirrje pa e deformuar parimin e saje universal e njerezor, eshte nje qeshtje tjeter e cila duhet te diskutohet dhe analizohet me gjersisht.
Ti kthehemi vetevetes, do te thote qe te nisemi nga vetevetja per ta pare realitetin e botes tone shpirtnore, intelektuale, edukative, emocionale, morale, humane, sociale e shendetesor, qe te marrim masa per ndryshim, si te ndryshojme, çka te ndryshojme nga vetevetja dhe pse?
Pastaj ti perceptojme te njejtat dukuri te realitetit edhe te botes njerzore me te cilin rrethohemi, se ne cilin nivel i posedon ato dukuri ajo.
Realiteti i botes se brendeshme personale dhe realiteti i botes se jashtme njerezore, jane te lidhur ngusht mes veti dhe jane produkt i te mirave dhe te kqijave te perbashkta. Kur e them kete, po mendoi per virtytet dhe veset personale e shoqerore qe i posedojme.
Eshte thene sa e sa here nga mendimtaret e filozofise, sociologjise, pedagogjise dhe psikologjise, se individi, familja, shoqeria dhe kombi jane qeliza specifike qe e perbejne nje trup te perbashket, i cili nuk ka mundesi te egzistoi pa keto pjese dhe keto pjese te gezistojne si te ndara veqe e veqe.
Cdo perpjekje per ti trajtuar si te ndara keto pjese dhe te izoluara nga njera tjetra, jane perpjekje jo profesionale dhe te kota, sepse individi, familja, shoqeria dhe kombi jane produkt i njeri tjetrit edhe pse kane disa dallime mes veti.
Individi, familja, shoqeria dhe kombi e paguajne tagren e te keqes se njeri tjetrit dhe i vjelin frytet e rezultateve mes veti, qofshin ato rezultate te mira apo jo.
Te nisesh nga vetevetja do te thote te marrish pergjegjesin e, rrugtimin e duhur dhe hapat e pare e te sigurt, qe te qojne drejte rrugtimit kah familja, shoqeria dhe kombi.
Pa kete rrugtim nuk ka ecje te mbare, nuk ka zhvillim personal, familjar, shoqeror dhe kombetar, te cilat se bashku e mundesojne nje sukses me te pergjithshem dhe me te gjithanshem per te gjithe.
Per ndryshe sukseset e izoluara personale e grupore, jane suksese te rrejshme dhe jo njerezore, jane suksese mashtruese e jo te begatshme apo jane suksese afatshkurta e te zbehta.
Shekspiri e shkrimtare dhe poete tjere, Zhan Poll Sartri dhe filozof, sociolog, pedagog dhe psikolog tjere te rangut botnore, kane mbete per gjithmone ne histori dhe i kane lene gjurmet e veta permes analizave te shumta dhe veshtrimit kritik qe ua kane bere problemeve te ndryshme dhe nivelit te dukurive pozitive e negative individuale, familjare, shoqerore dhe kombetare.
Keta burra te menqur e te dijshem, ne kete menyre iu kane kethyer vetevetes dhe jane bere dige e madhe ne ballafaqim te pameshirshem, duke luftuar deformimet e ndryshme qe nga vetevetja, familja, shoqeria dhe kombi.
Fale kontributit te tyre kolosal, ka mbete dicka njerezore tek ata qe vertete jane bere nxenes te pikepamjeve te tyre analitiko-kritikuese, mbi problemet e ndryshme individuale, familjare, shoqerore e kombtare, duke bere perpjekje ti qojne edhe nje hap me tutje, kontributet kolosale te tyre.
Pikepamjet e ketyre koloseve kane qene nje ballafaqim i fuqishem dhe kundershtim i rrepte, duke luftuar pameshirshem padrejtesine, keqeperdorimet, korrupcionin, amoralitetin, narkomanin e dukuri tjera devijante mbi bazen personale, familjare, shoqerore, kombetare dhe shtetnore.
Të kethehesh nga vetevetja dhe te izolohesh duke heshtur para ketyre situatave divijante, do te thote ta luash lojen e djallit, nene petkat e nje humanisti.
Per qudi, ne kete kohe, u ka ardhe shansa te shesin mende ata qe nuk kane per veti, te ndajne drejtesi ata qe jane te padrejte, te shesin patriotizem frikacaket, plaqkitesit e vrastaret, te filozofojne demagoget, te udheheqin me politiken ata qe nuk kane dituri per politike.
Te udheheqin me mjetet e informacionit si gazetar e analist, sherbetore te politikes, e shume e shume shansa, qe iu kane ofruar atyre qe nuk i meritojne ato.
Jam i bindur qe kjo shoqeri mes te ciles jetojme, ka njerez me te formuar, me human e me te pergaditur, qe ti mbulojne fushat te cilat u permenden me larte.
Vertete çdo gjo po grabitet padretesisht nga disa qe u ka ardhe shansa te manipulojne me pozitat e tyre, te cilat nuk i meritojne, sepse po e grabitin dhe po e keqperdorin pasurine e institucioneve tona shtetnore dhe natyrore. Po i keqperdorin vendet e punes duke I mbuluar ato me militant partiak, pa pergatitje te duhur profesionale, perpos pergatitjes qe e kane te sherbejn per nenen parti dhe per interesat e veta personale e grupore.
Pasi i zura ne goje shume mendimtare te botes nuk po i le pa i permende edhe dy filozof te lashte, Buden e indianeve dhe Konfuqien e kinezeve, mendimet e te cileve edhe sote e kesaj dite po i perballojne kohes.
Buda theks te veqant u ka dhene mendimeve per problemet devijante te njerezimit, i cili thonte:“ Se pari ne parim jeta njerezore eshte e paknaqeshme e pa fat; se dyti, shkaku per kete pakenaqesi eshte egoizmi njerezor dhe pangopesia; se treti, egoizmi dhe pangopesia e cdo njeriu merr fund kur gjitha deshirat dhe synimet e tije zhduken; se katerti menyra me e mire per tu larguar nga egoizmi dhe pangopesia eshte rruga e oktopodit(tetekembeshit): vezhgime te drejta, mendime te drejta, fjale te drejta, veprimtari te drejta, ushqim i rregullt, perpjekje te drejta, shqetesim i rregullt dhe enderrime te drejta“.
Ndersa Konfuqie filozof i lashte kinez kishte kete mendim te arte:“ Besnikeri, dashuri dhe merak shpirtnor per te afermit. Ate qe nuk deshiron te ta bejne tjeret, mos ua bene ti atyre“.
Nje gje duhet ta kemi te kjarte te gjithe, se njeriu linde njeri nga prinderit e tije njerez. Njeriu nuk e linde qenin, ujkun derrin e tjere. Edhe keto kafshe qe i ceka nuk lindin njerez, por sojin e tyre.
Baza trashiguese e ka fjalen e vete kryesore se bashku me rrethin njerezor. Njera pa tjetren nuk funksionojne dhe mbesin te zbrazta e te pakuptimta.
Nese i kthemi vetevetes, nuk eshte mire, as e drejte, as njerzore te behemi ciceron te oborreve mbreterore, pallateve shtetnore dhe ciceron i anarhive partiake, per interesat te ulta personale dhe per egoizmin tone te pangopur.
Assesi nuk eshte mire, nuk eshte as e drejte e as njerzore te heshtim si te vdekur para keqeperdorimeve, korrupcionit e deformimeve tjera individuale, familjare, shoqerore dhe kombetare, sepse demet jane te perbashkta, qe do te kuptohen heret ose vone, nese nuk i kemi kuptuar deri më tani.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!