Manifestim sjelljesh te ulta nga shumica e politikaneve, intelektualeve, analisteve e gazetareve tane
Vertet eshte per tu befasuar nga keto struktura njerzish se sa ulte e sa te papergjegjshem i manifestojne idete, pikpamjet e veprimet e veta mbi pasqyrimin e realitetit te skenes politike dhe ngjarjeve te ndryshme ne mesin tone kombtar. Jo vetem manifestim i ulte por edhe kontraverz mes tyre, secili shef e bajrak ne veti.
Nuk u ka hije politikaneve, intelektualeve, analisteve e gazetareve, te jene me sy te mbyllur para situatave qe e vulosin ardhmerine e nje shteti, nje kombi dhe atdheut te tij.
Eshte qyqarllak e marrezi ti mbyllin syte secila pale ne fjale dhe te mos konsultohen, vetdijsohen e unisohen me pikpamje e me marrje vendimesh te perbashkta, kur vendoset e nenshkruhet diçka me rendesi per te ardhmen e atdheut, e jo ti mbyllin syte duke marr vendim e duke nenshkruar bllanko, pa e kuptuar dokumentin e marrveshjes se çka po nenshkruhet, me ke po behet marrveshje, kush kujt i ka borgj, kush kujt ia ka uzurpuar trojet e lirine dhe kush kujt po i bene padrejtesi, duke vepruar secili koke ne vete, per ta mbrojte bajrakun e vete te turpit, ne dem te interesave te perbashkta kombtare.
Eshte e pa ndershme, jo e menqur, as njerzore e as kombtare per palet ne fjale te mendojne vetem per interesat e veta, e te shkelin me dy kambet mbi interesat e tjereve dhe mbi interesat e kombit ne pergjithesi.
Eshte mekat, marrezi, jo e menqur, tersisht shkurtpamesi per politikanet, intelektualet, analistet e ndryshem dhe gazetaret te ndahen ne grupe e blloqe te ndryshme, qe te fusin perqarje mbi baza politike, fetare e regjionale dhe te korruptohen para situatve dhe pergjegjesive te ndryshme. Ta injorojne varferine dhe mos ta perfillin fare ate, te injorojne papunesine, te pa punsuarit, te pa strehet e te smuarit.
Eshte turp e marrezi per politikanet t`ia ulin autoritetin shtetit te tyre, tia lejojne kompetencat shtetnore te huajve, tia tkurrin teritorin duke bere pazare nga me te ndyrat, tia shesin pasurine, tia zene frymen lirise dhe ta turperojne para botes shtetin dhe kombin tone.
Eshte turp e marrezi per intelektualet e akademiket te heshtin para ketyre marrezive qe ndodhin sot ne realitetin ton politik e kombtar.
Eshte turp e marrezi per analistet e ndryshem politik qe keto ngjarje i analizojne sipas kondveshtrimit te politikaneve dhe i mshojne daulles per te hedhur valle lirshem se bashku me oborrtaret mbreteror.
Eshte turp e marrezi per gazetaret qe nuk japin informacione te sakta ashtu siq ndodhin ngjarjet e dites, javes e mujeve ne realitetin tone por e kamuflojne ate, te cilit po ia ndjene peshen e rende dhe te hidhur mbi supet e veta populli shqiptar. Gati tersisht gazetaret, veprimin e vete e bejne per favore te politikaneve, duke shkele tersisht mbi etiken e gazetarit.
Nuk eshte mire e as e ndershme per politikanin, intelektualin, analistin e ngjarjeve te ndryshme dhe gazetarin, te marrin pergjegjesi si te tille, nese nuk jane te afte e te gatshem te manifestojne menquri, guxim, drejtesi, respekt e ndershmeri ndaj atdheut, kombit dhe lirise se tij ne pergjithesi.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!