4. Konsolidimi i brendshëm politik, kulturor dhe institucional i Kosovës dhe i Shqipëris është domosdoshmëri e kohës

24. 05. 2025

Asnjë populli të botës, tani për tani nuk i duhet uniteti i tyre, më shumë seq i duhet uniteti i popullit shqiptar, të cilit po ia vret lirinë, po ia zvoglon atdheun, dhe po e dëmton në masë e në numër popullatën, përqarja mbi baza politike, fetare dhe regjionale.

a. Përqarja e kombit shqiptar mes veti është një cenueshmëri e rëndë ndaj çdo propagande serbo-sllave e greke dhe më gjërë,

b. Na nevoitet një unitet i fortë kombtar rreth çështjeve të mëdha përtej ndarjeve partiake, fetare e regjionale,

c. Pavarsisht dallimeve politike duhet themeluar dhe duhet ta ruajm një qendër të përhershme strategjike kombtare, jo vetëm gjatë krizave por edhe pas kalimit të tyre, tu përballoi propagandave sllavo-serbe e greke të kohës.

Duhet ta mbrojmë përmes fakteve argumentuese mos- cenueshmërinë dhe unitetin e kombit shqiptar nga propaganda serbo-sllave dhe ajo greke e më gjërë. Sepse një komb i përqarë më lehtë sundohet, nështrohet, poshtrohet dhe asimilohet.

Që të mos asimilohemi nga sundimi, nënshtrimi dhe poshtrimi ndaj sllavo-grekëve, na nevoitet një unitet i fort kombtar, tani o kurr, më i fortë se sa në periudhat e mëparshme historike, që ta përballojmë me sukses, të mos na pushtuhet atdheu i ynë, të mos nështrohet e poshtrohet ndaj pushtusëve tanë kombi shqiptar.

Pavarësishtë dallimeve politike, këto dallime të na shërbejnë për një përvojë më të madhe për një qëllim më të lartë kombtar, për një unitet të pa parë ndojherë në historinë tonë kombtare e politike, duke e ruajt me fanatizëm një qendër strategjike kombtare për qështjet tona të ndryshme e të përhershme kombtare, politike, fetare e propagantistike.

Po si plotësuam këto kërkesa mëse të nevojshme, përpjekjet tona si komb do të jenë të kota, siq ishin përherë në të kaluarën tonë historike. Këtë mangësi që e patëm si komb, nuk është në favorin tonë ta kemi edhe tani e tutje, sepse mangësitë tona i kemi paguar shtrejtë, ne dhe parardhësit tanë nëpër shekuj e dekada. Punimi vazhdon me pikat tjera të radhës.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje