3. Kosova, shteti i saj dhe kombi shqiptar, ka nevojë të madhe ti mbështes elitat intelektuale dhe akademike

23. 05. 2025

a. Për ta bërë këtë mbështetje ndaj intelektualëve dhe akademikëve duhet investuar sa më parë në themelimin e qendrave të ndryshme hulumtuse dhe në themelimin e instituteve historike, të cilët merren me prodhimin e dijës në fushat më të domosdoshme për rajonin e për Kosovën dhe për shqiptarët si komb. Këto qendra u mungojnë elitave intelektuale dhe akademikëve shqiptar dhe mungon investim i duhur që të mundësohen hulumtime shkencorer për tu përball përmes fakteve dhe argumenteve me propagandën serbo-sllave e greke kundër shqiptarëve.

b. Këto qendra dhe institute kanë për detyrë të nxisin studime krahasuese që e demaskojnë pamëshirshëm propagandën serbe kundër shqiptarëve, përmes fakteve të dokumentuara ndërkombtarisht. Pa investime të mjaftushme në qendrat dhe institutet e përmendura më lartë, kot presim nga intelektualët dhe akademikët që të prodhojnë dituri të nryshme për nevojat e shiptarëve që të përballën denjësisht me qendrat dhe institutet propaganduse kundër historisë, të vërtetës dhe kundër kulturës e zakoneve shqiptare, lansuar nga propaganda serbo-sllave dhe ajo greke.

c. Të organizojmë konferenca ndërkombtare, të organizojmë ekspozita dhe ekspozime multimediale rreth të vërtetave shqiptare, në ballafaqim me të pavërtetat propagantistike serbo-sllave dhe ato greke, është e pamundëshme derisa mungojnë investimet në formimin e qenrave hulumtuse shkencore dhe instituteve të ndryshme historike, derisa mungojnë investimet dhe kuadri organizativ i konferencave ndërkombtare, ekspozitave me karakter të shumfishtë propagandues dhe derisa mungon investimi në ekspozita multimediale të informimit.

I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje