2. Forcimi i diplomacisë publike dhe i lobimit ndërkombtar, mëse i nevojshëm për Kosovën, shtetin dhe për popullin shqiptar
22. 05. 2025
Sa më i madh të jetë forcimi i diplomacisë publike dhe lobimi ndërkombtar për Kosovën, shtetin e saj dhe për popullin shqiptar në përgjithësi, aq më shumë do të del në dritë e kaluara e tij e lashtë dhe autoktonia në trojet e veta të Gadishullit Ilirik, tani i ashtuquajturi Gadishulli Ballkanik. Po ashtu del në dritë e kaluara e tij e hidhur, tragjike e gjenocidale që e ka përjetuar populli shqiptar shekuj e shekuj me radhë dhe paraardhësit e tij, nga pushtusit e vjetër e të rinjë, sidomos nga fqinjët tanë sllavo-grek.
– Forcimi mëse i domosdoshëm i diplomacisë publike në fjalë dhe lobimi ndërkombtar, bëhet pëmes ndërtimit të qendrave të ndryshme të komunikimit dhe lobimit profesional e objektiv në qytetet kyq të botës, si: në Wuashington, Bruksel, Londër, Berlin e Paris, për ta vuar në pah sa më shumë, sa më profesionalisht e sa më drejtë realitetin e hidhur dhe atë progresiv të kombit shqiptar si më i vjetër në këto troje të gadishullit ILIRIK. Formimi i këtyre qndrave në fjalë, fatkeqësisht ende na mungojnë.
– Nëpër këto qendra të cilat i përmendëm më lartë duhet angazhuar ekspertë më të mirë të Kosovës e Shqipërisë, avokat të përmasave ndërkombtare, studjues të njohur e të dëshmuar dhe njerzë të mendjave, që e kuptojnë sa më mirë lojen diplomatike. Fatkeqësisht, askujtë nuk po i shkon mendja ta bëj realitet sa më parë këtë qështje të domososhme, për favore e për progres të kombit shqiptar.
Në këtë qështje jetike, është mëse e nevojshme të përfshihet edhe diaspora si urë lidhëse kulturore e politike, jo të mbesin ata vetëm si dërgues remitencash. Edhe në këtë qështje në raport me diasporen tonë jemi shumë prapa organitzimit të tyre më të mirë e më konstruktiv për favoret e Kosovës, shtetit të saj dhe për favore të kombit shqiptar. Punimi vazhdon me pikat tjera të radhës.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!