19. 08. 2024
“Koha po shkon e më s’kthehet, njeriu i zi gënjehet”. N.F
Koha vërtetë shkon përpara e nuk kthehet mbrapa, ndërsa përsoni i cili është i pa ditur apo i pasigurt në vetëvetën mund të jetë i dëmshëm duke gënjyer. Në këtë kontekst thënja e urtë për të cilën po flitet, përshkruan rëndësin të jesh i sinqertë dhe i ndershëm në jetë, sepse koha nuk ndalon për të pritur që dikush të bëhet më i sinqet ose më i mirë.
Mungesa e diturisë, edukatës, pa siguria në vetëvetën, mungesa e sinqeritetit, ndershmërisë dhe vetëgënjeshtra apo ti gënjesh edhe tjerët, nuk të japin mundësi të ecish në trend me kohën dhe të hyn në valle së bashku me ta, të cilët zhvillohen, ndryshojnë e përparojnë sipas kërkesave të kohës.
Në nderin dhe në menqurinë tonë është të mos gënjehemi me xhepura, të cilave u ka skaduar koha dhe nuk i shërbejnë askujtë për të mirën e tyre gjatë jetës. Fatkeqësisht ende po gjallërojnë nëpër kokat tona xhepurat, të cilave u ka skaduar koha vite, dekada e shekuj me radhë. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!