18. 08. 2024

“Zemra që është e pastruar, kurdoherë është e gëzuar”. N.F

Kjo thënje e urtë filozofike e shkrimtarit tonë Naim Frashëri është shumë bindëse, se kurë jemi të pastër nga brenda shpirtërisht e emocionalisht, jemi në gjendje të pranojmë dhe të përjetojmë gëzimin në mënyrë më të thellë, sepse shpirti e zemra e pastruar gjithmonë ka hapsirë, forcë, vullnet, dëshirë e dashuri për të pritur e përjetuar emocione pozitive në mënyrën më të pastër të mundëshme.

Mënyra për të pastruar zemrën dhe për ta mbajtur gëzimin, është të punojmë në ngritjen e vetëdijës sonë emocionale e shpirtërore dhe të kujdesemi vazhdimisht për shëndetin trupor, emocional, intelektual, moral e social, duke e ruajtë me kujdesë ekuilibrin shëndetësor të tyre. Po se bëmë këtë, kotë e presim një zemër të gëzuar.

Mund të zhvillojmë shprehinë e të menduarit pozitiv dhe aktiviteteve që na bëjnë të ndjehemi sa më mirë e sa më gëzushëm, si bërja e gjërave dhe aktiviteteve të cilat na kënaqin e na relaksojnë, kuptohet asnjëherë në dëmë të dikujt tjetër, as në dëmin tonë përsonal, por për të mirën e tjerëve dhe të mirën tonë. Çdo gjë me kujdesë e në masë të duhur.

Mund ta praktikojmë meditimin, shëtitjen në natyrë, ushtrimet fizike dhe lojna të ndryshme që na argtojnë e relaksojnë. Kuptohet të gjitha në masë të duhur, pa i dhën përparësi njërës apo tjetrës më tepër seq e meritojnë.

Lum ata që punojnë për një zemër të pastër, të lumtur e të shëndetshme përsonale e kolektive, sepse e ngrisin dhe e ndrisin vetëvetën dhe tjerët mes të cilëve jetojnë! I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje