14. 08. 2024
“Fajet e tua po ti mendosh, njeri kurr s’do të qortosh”.N.F
Kjo thënje e thellë dhe e urtë na përkujton neve që nuk duhet të ngutemi në gjykimet tona ndaj të tjerëve, e cila na sugjeron, se në vend që të akuzojmë të tjerët për gabimet apo fajet e tyre, duhet të reflektojmë mbi vetën tonë që mos jemi të gatshëm të qortojmë pa u menduar mirë, kjartë e sinqerisht, sepse edhe ne nuk jemi të përkryer e pa gabime.
Pra kjo thënje e urtë thekson rëndësinë e vetëreflektimit dhe kujdesit të shtuar në mardhënjet me tjerët, që mos ti prishim ato pa shkas, duke u udhëhequr nga urrejtja, inati dhe xhelozia, të cilat pasqyrojnë brendinë tonë që e kemi humbur shpresën dhe besimin në vlerat tona, në mundësitë dhe zotësit për të konkuruar me vlera e jo me antivlera në raport me tjerët.
Ne si popull, nxitojmë apo jo, jemi ferr e të argumentuar kurë i gjykojmë tjerët dhe a i përmbahemi thënjes së urtë të Naim Frashërit? Nëse jo, ku na qon kjo veti e ultë njerëzore dhe sa shtrejtë e kemi paguar këtë vetij si komb shqiptar? I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!