Zemrimi, hidherimi e frika, si emocione negative e kanë edhe pozitivitetin e tyre

22 dhjetor 2019- ripostim

Emocionet në fjalë, edhe pse kryesisht definohen si emocione negative, me gjithe ate, i kanë edhe vlerat dhe perparesite e veta pozitive, derisa të jenë nën kontrollë të sistemit nervor simpatik e parasimpatik dhe derisa të reagojmë natyrshëm në mbrojtje të vlerave univerzale njerëzore kurë ato shkilen dhe vihen në pikpyetje nga shkaqe e rrethana të ndryshme.

Secili individ që e ka në rregull dhe nën kontroll procesin e shendetit fizik, intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar, e ka në rregull e nën kontroll procesin e mirembajtjes së shëndetit të sistemit nervor qendror, sistemit nervor periferik vegjetativ, sistemit nervor simpatik e parasimpatik dhe e ruajnë barazpeshen e funksionimit dhe mirëmbajtjes së tyre, është e pamundëshme të mos zemrohet, hidherohet e frikesohet në rrethana të ndryshme e të pavolitshme njeriu. Është e pamundëshme të mos kundershtoi e rezistoi me te gjitha mjetet, kur i shkilen të drejtat personale, familjare, profesionale e kombetare atij apo një populli në përgjithësi. Është e pamundëshme të mos kundershtoi me të gjitha mjetët e mundësitë që i posedon, kurë i shkilet autoriteti, integriteti e nderi i tij personal, familjar dhe ai i kombëtar në pergjithesi.

Në rrethana që shkatojnë zemrim, hidhërim, friksim, nënshtrim e poshtrim, si rasti i marrveshjes se “Minishengenit serb” mes kopilit e tradhtarit Edvin Rama dhe pushtusit çetnik e gjakatar Aleksander Vuçiç, nuk reagojnë, nuk shqetësohen dhe nuk rerzistojnë fuqishëm, vetëm ata përsona që nuk qendrojnë mirë me shëndetin e tyre fizik e psikik dhe me shëndetin mental. Ata që i ka mbuluar turpi i lakmisë, tradhtisë dhe ua ka prish mendjen sasia e madhe e drogimit, ata që janë shit për pak pare të pista dhe e kanë qitë në treg Atdheun e tyre dhe ata që nuk shohin më gjatë, se sa e kanë hunden e vet. Është e pamundur të mos kundërshtojmë e rezistojmë, të mos hidhërohemi, zemrohemi e trishtohemi kur burgosen e vriten vëllëzërit e motrat tona, dashamirët e kombit dhe atëdheut, herojtë që u flijuan për liri e pavarësin tonë, djemte dhe vashat më të mire të tij. Nuk zemrohen, nuk hidhërohen, nuk trishtohen, nuk kundërshtojnë e nuk rezistojnë vetëm ata që nuk e posedojnë gjendjen dhe ekuilibrin e mirë shëndetësor në përgjithësi.

Është e pamundur te mos zemrohemi, hidherohemi, e te mos kundershtojmë e rezistojmë me të gjitha mjetët që i posedojmë kurë poshtrohen, dhunohen, kërcnohen, burgosen dhe vriten nga pushtusit të afërmit tanë, farefisi, bashkvendas e bashkombas, kurë vriten gra e femijë, pleqë e të rijë, kurë pushtohet atdheu e shiten pjesë të tij, kurë e kaplon varfëria vendin e popullata ik prej tij dhe kur demagogët, lakmitarët, tradhtarët e zagarët u durtrokasin për interesa të ulta personale e u shkojne prapa akterëve që e kanë pruar vendin dhe popullin në këtë gjendje të mjerë! Reagim, kundërshtim, rezistence, hidhërim e zemrim në ngjarje e rrethana tragjike qe e kercnojne atdheun, kombin, familjen dhe lirine qe eshte më e vlefshme se jeta, nuk bëjnë ata persona qe nuk qendrojne mire me shendetin e tyre dhe nuk e kanë të ekuilibruar atë sa duhet, nuk u funksionojnë mire proceset psikike, emocionale dhe mendore.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje