Vlerat e meditimit relaksues Alfa, meditimit intuitiv dhe meditimit empatik, përmirësojnë botën e brendëshme të individit
09. 12. 2024
Meditimet në fjalë, pos meditimeve tjera të shumta, kanë vlera të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin e vetëdijës dhe mirëqenies individuale.
Meditimi Relaksues Alfa, fokusohet në arritjen e një gjendje të qetësisë dhe relaksimit të thellë, të cilat ndihmojnë shumë në uljen e stresit, përmirësimin e përqëndrimit të vëmendshëm dhe rritjen e energjisë së konsumuar gjatë aktiviteteve të ndryshme jetësore. Njëra nga vlerat kryesore të këtij meditimi, është ndihmesa e kalimit tonë në një gjendje të thellë relaksuese, e cila i ndihmonë shumë shëndetit emocional, shpirtëror, mendor dhe shëndetit fizik tek ne.
Meditimi Intuitiv, nga ana tjetër, është i lidhur me zhvillimin e intuitës dhe përceptimit tonë të brendshëm. Kjo formë meditimi na ndihmon të lidhemi ngusht me ndjenjat tona dhe të kuptojmë më mirë e më thellë mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe emocionet përsonale që i posedojmë përbrenda, negative apo pozitive qofshin ato, që të lirohemi nga energjia negative e tyre dhe ti pasurojmë ato me sa më shumë energji pozitive. Vlerat e këtij meditimi, përfshijnë edhe rritjen e përsosjen e vetëdijës, qartësinë mendore dhe aftësinë për të marr vendime më të mira.
Meditimi Empatik, është i fokusuar në zhvillimin e empatisë dhe zhvillimin e lidhjeve më të forta me tjerët. Kjo formë meditimi ndihmon shumë në përmirësimin e mardhënjeve dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj ndjenjave të tjerëve.Vlerat e këtij meditimi përfshijnë edhe forcimin e lidhjeve sociale, rritjen e mirëkuptimit, ndihmesën e krijimit të një atmosfere më të ngrohtë, më të sinqertë e më mbështetëse, të cilat jo pak po zbehen dita ditës tek njerëzimi i kësaj bote.
Tri format e meditimit në fjalë ofrojnë përfitime të mëdha e të rëndësishme për zhvillimin pësonal dhe mirëqenjen tonë emocionale e shpirtnore.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!