Vetëlavdruesit e humbin edhe atë pakë vlerë, nëse e posedojnë

26. 02. 2025

Kjo tokë në të cilën kemi lindur e jemi rritur mes popullit që i takojmë, e ruan përbrenda kontributin dhe ky popull liridashës e ruan në kujtesën e vetë kontributin dhe sakrificën e secilit, për aq sa ka dhënë kontribut e për aqë sa ka sakrifikuar për këtë tokë e për këtë popull dhe për liri. Populli liridashës ka sy me pa, vesh me dëgjuar, kokë me analizuar, me krahasuar e me kuptuar vlerat e sakrificën e secilit, për aq sa ka kontribuar e ka sakrifikuar dhe antivlerat kuptohet.

Populli gjitha këto të bëma qofshin të mira e qofshin të kqia për secilin, i ka peshuar dhe i peshon mirë, sepse i ka përjetuar dhe i përjeton në lëkurën e vetë, të mirat e të kqiat, kontributet e sakrificat, besa dhe dëmet e tradhtinë e tjerëve.

Sotë Kosova ka 60 mijë e më shumë veteran lufte, por populli e ka të kjartë fare mirë, se mes këtyre veteranëve të luftës, ka edhe veteran të rrejshëm që paraqiten e vetlavdrohen, më shumë se sa veteranët e vërtetë, që u kanë mbetë ende plagët e luftës dhe plumbat në trup, duke u përlesh ballë për ballë me hasmin serb e me armiqë tjerë nëpër periudha të ndryshme. Për qudi, disa prej tyre kanë mbetë pa përkrahje, pa shtëpi e pa buk që të rrisin edhe ata fëmij e të mbajnë shtëpi, kurse disa veteran të rrerejshëm shpërblehen si kontributëdhënës e si sakrifikues, në dëme të atyre që kanë mbete pa gjymtyrë të trupit e pa përkrahje edhe pse plagët u kullojnë gjak nga plumbat e luftës që ende i kanë në trupin e tyre!.

Lum ata që nuk rrahin gjoks shumë, sepse i bëjnë gropë gjoksat, duke i rrahur në të thatë për të bëmat e veta. Bota e njeh sakrificën e Jasharajve, por pasardhësit e tyre asnjë fjalë se flasin për kontributin e sakrificën e tyre, sepse ata e dijnë se kontributin që e ka dhënë familja e tyre dhe sakrificën që e kanë përjetuar, fletë vetë dhe mjaftushëm, aq sa e ka kuptuar mbarë kombi shqiptar dhe një pjesë bukur e madhe e botës.

Lavdi veprës, kontributit dhe sakrificës emblematike të familjes së jasharëve! Livdi dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar dhe kanë kontribuar për liri e për atdhe!

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje