Tradhtaret, dinaket e lakmitaret interesat e veta i realizojne ne dem te tjereve
Tradhtia, dinakeria e lakmia jane shprehi te ulta te cilat bejne pjese ne veset e qoroditura te njerezve. Veset e ndryshnme qe jane te shumta, sidomos dinakeria, tradhtia e lakmija e shemtojne secilin personalitet, secilin grup njerezor, secilen familje, secilen shoqeri dhe secilin komb, qe me dashje apo pa dashje, qe me dije apo pa dije mbeshteten mbi veset qe i posedojne nje pjese e njerezve.
Tradhtaret, dinaket e lakmiqaret qe jane perfshire nga veset e tyre te liga, interesat e veta personale i vejne mbi çdo interes shoqeror e kombetare dhe veprojne ne kundershtim me ato. Keta realizimin e interesave te veta nuk e mbeshtesin mbi parimin e drejtesise, parimin e moralit dhe humanizmit qe i ka percaktuar civilizimi njerezor, por perkundrazi bien ndesh me to.
Per tradhtaret, dinaket e lakmiqaret eshte hale ne sy e helm ne zemer, parimi i drejtesise, parimi i dinjitetit njerezor, i integritetit, ndershmerise, kontributit per tjeret, potencialitetit e durimit vetepermbajtes, edukimit dhe inkurajimit njerezor. Tradhtaret, dinaket e lakmiqaret me veset e tyre te shemtuara mbeshteten ne padrejtesi, ne mashtrime, poshtersi, amoralitet, mbeshteten ne antivlera, mediokritet apo degjenerim fare. Te gjitha keto vese, tradhtaret, dinaket e lakmiqaret i kamuflojne permes dredhise se tyre dhe i mbeshtjellin me petkun e “parimeve” njerezore, duke folur ne emer te tyre e virtyteve. Ndersa ne anen tjeter duke vepruar sipas veseve te tyre, plotesisht te shemtuara. Me nje fjale ne skene paraqiten, ata qe deshirojne te duken ne publik, e prapa skenes sillen e veprojne krejte ndryshe. Sot shoqeria dhe kombi yne po e paguan shume shtrejte haraqin e dinakerise, tradhtise e lakmise, qe e kane perfshire skenen tone shoqerore, politike, fetare e kombetare.
Lexuesi im i dashur, sa te kemi mundesi e dije eshte mire te mbeshtetemi mbi parimet dhe virtytet e drejtesise, ndershmerise, dinjitetit, kontributit, potencialitetit, durimit, edukimit dhe inkurajimit personal, familjar, shoqeror, kombetare e njerezor ne pergjithesi , si parime e virtyte te larta njerezore, nese deshirojme te ecim njerezisht drejte sukseseve dhe majave me te larta te tyre. Veset jane shprehi te shemtuara, qe e shemtojne personin, familjen, shoqerine, kombin dhe mbare njerezine. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!