Të mësojmë vazhdimisht ti ndryshojmë rregullat, që u ka kaluar afati i përdorimit për nevojat tona

30. 10. 2024

Nëse i qëndron të vërtetës konstatimi i hulumtimeve të ndryshme, se: ” shumica e pikëpamjeve tona, lidhur me ecurinë e botës, bazohen në gjepura të përcjellura nga brezi në brez, atëherë është mëse e nevojshme të ndryshohen ato dhe të zavendësohen me rregulla të reja, të cilat funksionojnë më mirë e më shumë për favoret tona gjatë jetës. Shumë ide apo rregulla pas të cilave ecim dhe i konsiderojmë si të përzemërta, bash sikur ato të ishin të vërteta, bien shumë shpejtë poshtë, nëse i inspektojmë, analizojmë dhe i krahasojmë nga afër ato”.

Sikurse përhapen virusët infektues të smundjeve të ndryshme, nga bartësi tek viktima, edhe gjepurat apo rregullat, si ide të thata, përhapen në të njëjtën mënyrë, po nuk i inspektuam ato nga afër. Provat, gjatë hulumgimeve të ndryshme nga ana e studjuesëve, vërtetojnë, se ne me të vërtetë trashëgojmë dhe transmetojmë mendime, bindje, besime, emocione, ide, dëshira, pikëpamje dhe sjellje, mbi baza fetare, politike e kulturore, jo përmes zgjedhjeve tona racioinale, po përmes infektimit të bartur brez pas brezi, nga pejsazhi ynë kulturor.

Psikologu i konsumit, Dr. Pol Marsden, ka konstatuar, se: ” Ne mendojmë që jemi duke marrë një vendim racional, po shpesh vendimi ka fare pak lidhje me racionalitetin, kurse ka më shumë lidhje me idetë që i ka miratuar, familja,, kultura, rrethi shoqëror dhe shokët tanë”.

” Nuk ka asgjë të gabuar në marrjen e ideve nga shoqëria, në të cilën jetojmë. Por derisa bota jonë po përjeton ndryshime eksponenciale me ritme befasuese, të ndjekësh masat dhe të bësh atë që është bërë gjithmonë, nuk është një rrugë që të bënë të jashtzakonshëm. Idetë, memet, dhe kultura duhet të evaluojnë e të ndryshojnë dhe ne i shërbejmë më mirë vetës, kurë i vëmë në diskutim ato.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje