Pse nuk jemi mjaftushëm të angazhuar ta lirojmë pejsazhin tonë kulturor prej xhepurave, ardhur nga kohë të kaluara
10. 10. 2024
Xhepurat dallojnë shumë nga rregullat e arta, që i posedon pejsazhi ynë kulturor. Fatkeqësisht xhepurat dominojnë ekstrem mbi rregullat e arta, që i posedon pejsazhi ynë kulturor, shkencor, edukativ, arsimor, shëndetësor, ekonomik e juridik. Xhepurat janë rregulla që u ka skaduar ka mot, data e aprovimit dhe përdorimi të tyre, të cilat shkaktojnë vetëm pengesa të mëdha, për ti realizuar qëllimet tona. Sa më parë që i pastrojmë programimet në kokat tona, mbushur me xhepura të kohërave, aqë më shpejtë depertojnë tek ne, ndryshime të mëdha progresive, përmes të cilave i qojmë përpare proceset organizative të jetës.
Shkaku që nuk jemi mjaftushëm të angazhuar, ta lirojmë pejsazhin tonë kulturor prej xhepurve të kohës, mund të jetë mungesa e aftësive tona njohse, për ta bërë dallimin mes xhepurave dhe rregullave të arta, që i posdedon pejsazhi ynë kulturor, po ashtu shkak mund të jetë, edhe fokusi ynë i tepruar në vetëvetën dhe në posedimin e pasurisë materijale, me çdo kusht, të cilat na pengojnë të shohim përtej xhepurave të pejsazhit kulturor që na rrethon, edhe pse xhepurat na shkaktojnë pasoja të mëdha, vështirë të riparueshme, për të jetuar një jetë të begatshme e të dinjitetshme. Populli thot, për shkurtpamësit: “nuk shuhin më gjatë, seq e kanë hundën”!
Mangësitë që u cekën më lartë, na bëjnë të harrojmë rëndësinë e angazhimit për të krijuar një kulturë shumë më të pasur e shumë më të thellë, se sa që na ofrojnë gjepurat e kohës, që u ka skaduar afati i përdorimit. Me xhepura duhet të nënkuptojmë të gjitha ato rregulla të cilat janë bartë brez pas brezi, dekadë pas dekade e shekuj pas shekujve me radhë deri tek koha e jonë, edhe pse shumë kohë, ka kaluar afati i përdorimit të tyre, siq i ka kaluar koha e përdorimit të punohet toka me parmendë druri, në ditët e sotme, edhe pse janë moderuar e sofistikuar mjete të ndryhsme e të shumta, përmes të cilave e përpunojmë tokën dhe ia vjelim frytet e sajë.
Nga ky hendikep, po vuajnë shumë fusha që e përmbajnë pejsazhin tonë kulturor, në lëminë e ekonomisë, shëndetësisë, edukimit dhe arsimit, jurispodencës, kulturës e shkencës, njohuritë e të cilave janë bartë tek ne, të përtypura e të ripërtypura me dhjeta, qinda e mija herë! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!