Përdorimi i inxhinierisë së vetëdijës, mundëson largimim e bindjeve dhe besimeve tona të vjetruara
13. 12. 2024
Siq vjetrohen pjesët e ndryshme të makinave dhe kompjuterëve, ashtu vjetrohen edhe bindjet, besimet, mendimet, pikëpamjet dhe sjelljet tona. Ndryshon po ashtu, krahas rritjes, zhvillimit e përsosjes së saj, edhe inxhinjeria e vetëdijës. Shumë gjëra ndryshojnë me kohën, brenda e jashtë nesh. Ky ndryshim duhet përcjellur nga ana e jonë, nëse dëshirojmë të ecim në trend me kohën dhe me kërkesat e tregut bashkohor. Pak po i përcjellim ndryshimet, rreth e përqark nesh! E dëmshme shumë!
Makinave dhe kompjuterëve, me të cilat shërbehemi gjatë jetës, ua ndërrojmë pjesët e tyre, sapo po u vjetrohen ato, që mos tu bie vlera e funksionimit të tyre, përmes të cilave kryejmë shumë punë gjatë jetës. Është për tu habitur, se kët veprim të duhur, këtë kujdesë të madh e të vëmendshëm dhe sistematik, ndaj mirëmbajtjes së makinave e kompjuterëve tanë, duke ua zavëndësuar atyre pjesët e vjetra me të reja, që të funksionojnë ato më mirë gjatë përdorimit të tyre, për të kryer punë të ndryshme në jetë, nuk e bëjmë edhe ndaj mirëmbajtjes së vetëvetës!
Këtë kujdesë mirëmbajtjeje, për qudi nuk e kemi edhe ndaj pjesëve përbërse të botës sonë të brendëshme, të cilat janë qinda e mija herë më të vlefshme, më të domosdoshme e më funksionale për veprimet tona të ndryshme, për mirëmbajtjen, për ndërrimin e pjesëve të makinave e kompjuterëve në fjalë. Kjo nuk don koment, sepse praktika po e dëshmon katërcipërishtë, se është kështu, siq po e them, jo ndryshe, siq duhet e dëshirohet.
Po e marr me mend, sa do të zhvillohej njerëzimi, po ti kushtonte vëmendje vetës rreth përmirësimit e mirëmbajtjes së shndetiti të tij fizik, psikik, emocional, shpirtëror, intelektual, moral, social e kombtar, të cilat gjenden brenda botës së tij, jo jashtë, sa i kushtohet vëmendje mirëmbajtjes së pjesëve të makinave e komjuterëve përsonal dhe ndërrimit të tyre, sapo të vjetrohen ato!
Sa i duhen makinat e kumpjuterët e mirëmbajtur dhe të përsosur njeriut, kur i mungon dëshira, vullneti dhe dashuria ndaj vetëvetës, ndaj atëdheut, ndaj punës, ndaj familjes e farefisit dhe ndaj tjerëve. Kurë i mungon shkollimi dhe rrita e edukatës, diturisë dhe zhvillimi i ekuilibruar i shëndetit të tij në përgjithësi?! Nuk i duhen aspak.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!