Pasojat psikologjike dhe identitare që la ideologjia fashiste e memorandumit të Vaso Çubrilloviqit
14. 05. 2025
Kjo e kaluar e dhimshme dhe e përvuajtshme historike e ideologjisë fashiste çubrilloviqiane e përkrahur fort nga pushtetarët e shtetit serb, nga Akademia e Shkencës dhe Arteve serbe, nga Kisha ortodokse me popadikat çetnik serb kundër shqiptarëve ka lënë:
– Plagë të thella psikologjike tek shqiptarët, me ndjenja të përhershme pasigurie, me ndjenja inferioriteti dhe me ndjenja revoltuse ndaj qëndrimeve serbe,
– Ka lënë shtytje drejt mbrojtjes së fortë të identitetit, herë herë deri në forma të ngurta nacionaliste,
– Ka lënë mungesë të madhe besimi ndaj fqinjëve tanë sllavo-grek dhe ndaj institucioneve ndërkombtare, që në të kaluarën besa edhe në të tashmën janë treguar e po tregohen të ngadalta për të reaguar në mbrojtje të shqiptarëve nga shfarosja, gjenocidi dhe dhuna e paskrupëllt e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek.
Trashëgimia e mendimit fashizoid të Vaso Çubrilloviqit dhe zbatimi i saj nga krimineli Millosheviç dhe pasardhësi i tij Vuçiq, përkrahur nga Akademia serbe, kisha Ortodokse dhe popadikt çetnik të saj, nuk është thjeshtë pjesë e historisë- por është një strukturë mendësie serbo-fashiste çubrilloviqiane që ende e formëson rajonin e ballkanit perëndimor.
Shqiptarët sot ndodhën në një sfidë të dyfisht; që ta mbrojnë të vërtetën historike dhe njëkohsisht të projektojnë një imazh bashkohor të stabilitetit, dinjitetit dhe zhvillimit, për ta thyer dhe eliminuar këtë trashëgimi propagandistike serbe në njërën anë dhe gtreke në anën tjetër.
Fatkeqësisht shqiptarët ende nuk janë të përgatitur as përsë afërmi, për ta amortizuar dhe luftuar me sukses propagandën serbo-sllave kundër shqiptarëve, të mos them se disa mjete të informacionit dhe disa analitik të politikës po i sherbejn me devotshmëri propgandës serbe dhe asaj greke kundër Kosovës, shtetit të saj dhe kundër shqiptarëve.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!