“Njeriu vlen aq sa i vlenë puna që bën”N.F
08. 09. 2024
Mesazhi i kësaj thënje flozofike të autorit në fjalë, nënkupton se vlera e një njeiu është e lidhur ngusht me punën që ai ose ajo e bën. Pra kjo thënje e urtë na sugjeron neve, se vlerësimi dhe vlera e një përsoni duhet të bazohet në kontributin dhe punën që ai ose ajo e jep në shoqëri apo në fushën e tyre të veprimtarisë profesionale.
Fatkeqësisht ky mesazh i urtë i Rilindasit tonë, edhe pas një shkulli nuk po bëhet realitet dhe po has në vesh të shurdhët në shoqërin shqiptare, mes të cilës po jetojmë!
Kjo vetij e shprehi e ultë që e ka përfshirë shoqërinë shqiptare gjatë vlerësimit, respektit e mirëkuptimit që ua bënë qytetarëve të vetë, e ka sjellë në këtë gjendje të mjerë atdheun, shoqërinë, familjen, individin, institucionet, politikën, kulturën, shkencën, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, drejtësinë dhe shtetin, që kanë për mision ti mbrojnë qytetarët e vet, ti ngrisin, përparojnë, edukojnë e arsimojnë për me qenë më të aftë , më të përgatitur që të jenë konkurent në tregun bashkohor. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!