Modeli i organizimit shtetnor i Qeverisë Kurti, dallon rrënjësisht për nga vlera e modeleve të qeverive të mëparshme
12. 02. 2025
Modeli i qeverisë në fjalë, parim kryesor e ka luftimin e korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në drejtësi. Ky model organizativ e mbronë shtetin nga modelet shkatrruse që i kishin qeveitë e mëparshme, sa ishin në ballë të shtetit, për dy dekada me radhë. Modeli organizativ i shtetit nga Qeveria Kurti, ishte dhe është kundër nënshkrimeve e marrveshjeve në dëm të Kosovës, shtetit dhe popullatës së saj, si nënshkrimi i marrveshjes me Serbinë, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, një kancer mes shtetit të Kosovës.
Modeli organizativ i qeverisë Kurti ishte kundër marrveshjes rreth demarkacionit me malin e ZI, ku i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë, ishte kundër marveshjes për ekstra tertitor të kishave tona ortodokse të pushtuara nga Serbia, të cilat janë një gangrenë e madhe kundër shtetit të Kosovës. ishte kundër marrveshje rreth demarkacionit me maqedonin e veriut, ku i humbi Kosova mbi 4000 hektar tokë. Modeli organizativ i qeverisë PRONTO e PAN, i bëri realitet këto nënshkrime në dëm të Kosovës, shtetit dhe në dëm të popullatës së saj, në emër të miqësis me Europën e Amerikën. Kosova nuk ka toka ti qes në treg për shitje as për miqtë e saj, as për armiqtë, që i shpartallonin dhe po tentojnë ti shpartallojnë tokat tona.
Modeli organizativ i qeverisë Kurti shpartalloi bandat terroriste serbe që përpiqëshin e po përpiqen ende ta pushtojnë veriun e Kosovës, ndërsa modeli organizativ i qeverive të mëparshme për dy dekada me radhë nuk e bëri këtë luftë kundër bandave në fjalë, por përkundrazi bashkpunonte me këto banda kriminale. Modeli organizativ i Qeverisë Kurti e shtriu pushtetin cepëm cep të Kosovës, njëjtë si në veri të saj, hoqi targat e automjeteve që i lëshonte Serbia kokë në veti, ndali qarkullimin e automjeteve të serbëve të Kosovës me targa që lëshoheshin nga Serbia, Imponoi regjhistrimin e kerreve të serbëve me targa të shtetit të Kosovës,, imponoi pagesën e rrymës që e shpenzonin bandat e veriut në dëm të qytetarëve shqiptar, ata hargjo e shqiptarët paguaj. Sekuestroi shtëpitë e ndërtuara në Mitrovicën e veriut dhe në Zveqan, që ndërtoheshin për kriminelët serb me synimin ta kolonizojnë veriun e Kosovës.
Këtë nuk e bënë modelet organizative të qeverisë PRONTO e PAN për dy dekada me radhë, që mos ti prishin kumaritë me Radojqiqin dhe banditet tjerë terrorist që vepronin sipas urdhnave të Vuçiqit kundër shtetit të Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Qeveria Kuri dhe modeli organizativ i saj shtetnor u shpalli luftë të hapur keqpërdorimeve të rrymës përmes bitkonjëve, shpartalloi laboratorët e ndryshëm narkotik, mbylli qarkullimin e tregtisë së paligjshme kriminale, përmes rrugëve ilegale, mbylli komunat paralele serbe, mbylli qarkullimin e dinarit serb, mbylli bankat ilegale serbe që udhëhiqeshin nga Serbia dhe shpërndanin para me thasë, pa i dhënë përgjegjësi askujt, Sekuestroi pasuritë e paligjshme të Radojqiqit, mbretit të Liqenit të Ujmanit dhe veriut të Kosovës.
Pa modelin filozofik shtetnor të organizimit që e bëri relitet Qeveria e Kurtit, nuk ka shpëtim Kosova, prej armiqëve të saj të jashtëm e të brendshëm. U qoftë për turp të gjithë shqiptarëve që nuk i dalin zot me të gjitha mjettet, të jetësohet ky model shpëtues për Kosovën që do ti shpallë luftë të pamëshirshme kapjes së shtetit nga prontistët e panistet, kapjes së gvjykatave, kapjes së prokurorive e sa e sa marifetllyqeve të ndytë që po ia zënë frymarrjen e lirë Kosovës tonë martire Heroike dhe popullit shqiptar.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!