Modelet tona organizative, sa më të qëlluara të jenë, fuqizojnë sistemet e të jetuarit
19. 12. 2024
Sa më afër realitetit qëndrojnë modelet e përzgjedhura organizative, aq më të fuqishme dhe më efektive bëhen sistemet e të jetuarit tonë. Fuqizimi i besimit ndaj modeleve tona organizative dhe ndaj sistemeve të jetuarit, na largon fuqishëm nga imitimi i modeleve dhe sistemeve të të jetuarit, që i përdorin tjerët. Imitimet e të jetuarit sipas tjerëve, përherë kanë dëshmuar pak ose aspak kreativitet në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore. Ku nuk ka kreativitet dhe risi organizativ, nuk ka edhe zhvillim e përparim të duhur përsonal, profesional, familjar, shoqëror, institucional, shtetnor e kombtar.
Imitimi i modeleve dhe sistemeve organizative që i bëjnë tjerët apo qi i kanë bërë më parë, na mundëson të kapemi pas modeleve dhe sistemeve të vjetruar, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit të tyre. Edhe pse modelet dhe sistemet e të jetuarit janë të vjetruara dhe u ka skaduar afati i tyre, për qudi, ne prap mashtrohemi pas tyre, sepse i pritojmë angazhimit i cili kërkon të hapim rrugë të reja e të mundimshme, kurë i kemi të gatshme rrugët e vjetra. Ky veprim nënkupton kjartë, pranimin e kënaqësive afatshkurta, të cilat përfundojnë shumë shpejtë me vujtje afatgjata. Raste të tilla gjatë jetës, nuk janë të pakta, të mos them se janë vërshuese.
Derisa të varemi, pas imitimit të modeleve dhe sistemeve jetësore, që i organizojnë tjerët, pak apo aspak ndryshime progresive ndodhin në modalitetet dhe sistemet tona organizative gjatë jetës. Sa po ta bëjmë ndryshimin e bindjeve dhe besimeve tona të vjetruara, dhe i zavendësojmë ato me bindje e besime të reja rreth përdorimit të modaliteteve e sistemeve progresive, do të përjetojmë kënaqësi e krenari gjatë jetës, do të përjetojmë ndryshime progresive lidhur me jetën e dashurisë dhe mirkuptimit mes bashkëshërtëve, mes prindërve dhe fëmijëve, mes shokëve dhe miqëve, mes fushave të ndryshme të shëndetit tonë, përparimit mes fëmijëve tanë, përmirësimit të standartit jetësor, zhvillimit përsonal e profesional e ndryshime tjera të pafundme progresive që i synojmë gjatë jetës.
Mashtrimi pas përdorimit të modeleve dhe sistemeve të vjetruara organizative, na qon drejtë kënaqësive afatshkurta, të cilat shpejtë përfundojnë me vuejtje afatgjata. Durimi i vuejtjeve afatshkurta, përfundon me kënaqësi afatgjata.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!