Modalitetet dhe sistemet organizative jetësore dallojnë dukshëm mes veti
20. 12. 2024
Dallimi mes modaliteteve dhe sistemeve organizative të të jetuarit qëndron në mënyrën se si organizohet jeta dhe si menaxhohen burimet dhe aktivitetet e ndryshme jetësore.
Modalitetet e të jetuarit, në përmbajtjen e tyre përfshijnë stilin e jetesës dhe sjelljet e përditshme organizative të individëve të ndryshëm, siç janë aktivitetet fizike dhe dieta e tyre rutinë ose aktivitetet e veprimet e tyre të përditshme, të cilat përseriten në mënyrë të rregullt e të zakonshme në organizimin e përditshëm të jetës. Në këtë rutinë mund të përfshihen aktivitete të tilla si, zgjedhja e orarit të ngrënjes, orarit të fjetjes në kohë të duhur e të rregullt, ushtrimeve të rregullta fizike, punë dhe aktivitete tjera organizative që ndihmojnë në organizimin e jetës së përditshme.
Këto rregulla ndihmojnë në krijimin e një ndjenje stabiliteti dhe parashikueshmërie, duke lehtësuar dukshëm menaxhimin e kohës dhe burimeve që i posedojmë.
Ndërsa në anën tjetër, sistemet organizative të jetuarit janë struktura dhe procese që ndihmojnë në organizimin e modaliteteve. Në ato struktura bëjnë pjesë institucione të ndryshme, komunitete dhe norma sociale që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit jetojnë e bashkpunojnë mes veti. Modalitetet përsonifikohen më shumë në lidhje me individët dhe zgjedhjet e tyre që ua bëjnë modaliteteve organizative të të jetuarit. Kurse në anën tjetër sistemet organizative janë më të gjëra, të cilat përfshijnë strukturat që i mbështesin ato zgjedhje.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!