Miku i vërtetë, njihet në ditë të vështira

17. 03 2015

Jeta është e mbushur përplot me ditë, javë, muaj e vite të mira e të vështira. Miku i vërtetë, njihet në ditë të vështira. Miqë të tillë ka pakë, të cilët i numrojmë në gishta dhe nuk ndërrrojnë fytyrë, sinqeritet as dashuri, si në ditë të mira e si në ditë të vështira.

Miku jo i vërtetë dhe jo i sinqertë, i ngjanë hijes sonë e cila na vije prapa kurë rezon dielli, gjelbron natyra dhe shkelqejnë fusha e male. Kurë han e pin dreka e darka dhe ti rrahë krahët prapa si është mëse miri atëherë kurë ka levërdi prej teje. Miqë të tillë kemi shumë, aq sa vështirë e kemi ti numrojmë.

Këta miqë largohen prej nesh kurë nuk ka rreze dielli, kurë frynë erë e madhe, kurë qielli mbushët me re të dendura e herë herë me rrëbeshe shiu.

Nuk jane miqe të vërtetë as të sinqertë ata që ecin sebashku me ne, sikur hija jonë që na ndjekë prapa, derisa të ecim nëpër rreze të ngrohta të diellit. Sa po të futemi në një zonë ku nuk ka rreze të ngrohtësi dielli, ata nuk i kemi prapa, zhduken siq zhduket hija që na vie pas.

Miqësi e vërtetë dhe e sinqertë i thonë asajë, kurë duhet miku njëjtë, në kohë të mira e në kohë të vështira. Kurë fjala e besa e dhënë mikut, nuk shkilet por mbahet, si në kohë të mira e si në kohë të vështira. Për ndryshe do ta marrim epitetin e njeriut që shkelë fjalë e besë për interes.

I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje