Menyra e te menduarit manifestohet permes ndjenjave tona
Cdo gje qe ndodhe tek ne gjate jetes, eshte terhequr nga menyra e te menduarit tone. Duam apo nuk duam t´a pranojme kete, ky eshte nje fakt i cili nuk mund te jete ndryshe. Sa me pare qe bindemi dhe e pranojme kete konstatim, aq me pare jeta jone do te transformohet, drejte te mirave qe na sjellin lumturine.
Ne definitivisht i kemi mundesite te zgjedhim menyren e te menduarit e cila do te behet nje realitet i mire apo jo i mire ne pervojen tone. Qe ta zgjedhim menyren e kendshme te mendimeve tona, me pare duhet kontrolluar permbajtjen, vleren dhe rendesine e tyre. Shpesh here bindemi qe eshte e pamundur te bejme kontrollin dhe vleresimin e asaj sasie te madhe mendimesh, qe prodhohen brenda nje dite nga kokat tona edhe pse ndjenjat reagojne ne menyre te sakte sipas permbajtjes, rendesise dhe vleres qe kane ato.
Shpeshehere ndodh qe mos ta vleresojme sa duhet, rendesine qe kane ndjenjat tona ne krijimin e nje jete sa me komode e sa me te lumtur, permes kontrollimit te menyres se te menduarit tone. Sipas menyres se te menduarit, shfaqet edhe menyra e ndjenjave tona, qe na bejne te ndjehemi her mire e her keq, ashtu sipas permbajtjes qe kane mendimet. E pamundshme eshte te ndjehemi mire, e ne te njejten kohe te prodhojme mendime te keqija dhe te ndjehemi keqe kur prodhojme mendime te mira.
Nese qendrojme ne frekuencen e mendimeve negative, do te perballemi me perjetimin e ndjenjave te pakendshme, te cilat na bejne jeten teresishte te pakendshme, duke na shkaterruar edhe shendetin tone fizik dhe ate psiko-social, permes ballafaqimit me merzine, friken, zemerimin,hidherimin,pikellimin, urrejtjen dhe xhelozine si produkte te mendimeve negative.
Se ne cilen frekuence te mendimeve gjendemi, ndjenjat jane ato te cilat na lajmrojne permes ndjeshmerise se tyre, te kendshme apo te
pakendshme, te cilat varen teresishte nga permbajtja dhe vlera e mendimeve tona.
Po deshem te perballemi me perjetimin e ndjenjave te kendshme, duhet t´a nderrojme frekuencen e mendimeve negative ne at pozitive, qe t´a bejme jeten tone me te kendshme e me te lumtur dhe shendetin fizik e psiko-social me te forte, permes ballafaqimit me entuziazmin, gezimin, mirenjohjen, krenarine, optimizmin, vullnetin, ngazellimin dhe dashurine ndaj punes, mesimit, dijes, njerezve, familjes, vetes dhe jetes.
Nese respketi dhe dashuria jane emocionet me te bukura e me te vlefshme, do te ishte e ndershme dhe e vlefshme per ne, qe mendimet tona te mbushen sa me shume me respket e dashuri ndaj njerezve, gjerave, punes, dijes, drejtesise, moralit, beses dhe atedhe-dashurise. Forca e mendimeve tona te mbushura me respekt e dashuri, do te na beje me te forte, me te lumtur, me te shendetshem dhe me krenare gjate gjithe jetes.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!