Lavdi dëshmorëve të atdheut që e dhanë jetën për liri e për atdhe, nëpër dekada e shekuj
06. 03. 2019
U shprehu falenderim e mirnjohje publike dëshmorëve të rënë për liri e për atdhe, veteranëve që janë dëshmuar në luftë. Atyre që sotë u mungojnë gjymtyrët, atyre që u gjenden ende plumat e luftës në trup dhe kane mbete anash nga konkurenca e “veteraneve” me letra mashtruese për përfitime në dëmë të luftetarëve të vërtetë e trima!
U shpreh dhembje, falenderim e mirënjohje publike atyre që u janë zhdukë familjarët duke u perballur me hasmin seb gjakatar e gjenocidal, atyre që bijtë e bijat u kanë ra dëshmor per liri e për atdhe, atyre nënave e motrave tona që i dhunuan bishat e armatosura policore e ushtarake serbe dhe u shpreh indinjate e urrejtje atyre qe tani e perbaltin gjakun e lirise se deshmoreve tane, që i kanë ulë me gjak trojet shqiptare!
U shpreh indinjatë atyre që përfitojnë, e rrahun gjoks dhe e mbajnë kokën lartë, në emër të”veteranit” edhe pse nuk janë dëshmuar pjesmarrës në luftë, nuk e kanë përjetuar asnjë betej ballë për ballë me hasmin, nuk e kanë humbur në luftë asnjë prej antarëve te familjes, as nuk u janë plagosur dhe nuk iu është dhunuar e poshtruar nëna, motra e gruja e tyre si veteran nga bishat e egra e gjakatare serbe të armatosura deri në dhëmb!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!