Kulmi i strategjisë gjenocidale çubrillovoqiane kundër shqiptarëve, u demonstrue në Luftën e fundit të Kosovës 1998- 1999
10. 05. 2025
Akademiku serb Vaso Çubrilloviq në memorandumin e tij famkeq ” Shpërngulja e shqiptarëve”, shkruar më 1937 dhe adresuar qeverisë së atëhershme Jugosllave, përpos ideve tjera të shumta fashizoide e gjenocidale, propozon edhe këtë ide të qmendur kundër shqiptarëve:
“Shqiptarët duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë njëri-tjetrin e perfundimisht të mohojnë vetveten!
Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë!
Mos harroni se mosqenia e shqiptarëve është vet egzistenca e kombit Serb.”!
Është për keqëardhje, se kjo fatkeqësi e kombit shiptar i ka ardhë në të kaluarën dhe po i vije edhe në të tanishmen nga vetë , politiknët, klerikët dhe grupe të ndryshme të pseudointelektualëve shqipfolës në Kosovë e në Shqipëri dhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët e në mërgatë, përmes përqarjes e hasmërisë së tyre mbi baza fetare, politike, regjionale e karieiste, për ti plotësuar interesat e veta përsonale e familjre në dëm të kombit shqiptar dhe në dëm të trojeve të tij.
Gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1998- 1999, arriti kulmin memorandumi famkeq i Çubrilloviqit përmes regjimit serb të kriminelit Millosheviq i cili ndërmori:
– Djegjen sistematike të fshatrave shqiptare,
– Masakrat e përgjakshme të planifikuara, si në Reçak, Meje, Krushë të Madhe, në Prekaz tek Jasharajt e kudo tjetër nëpër Kosovë,
– Depertimin e mbi 800 mij shqiptarëve jashtë Kosovës,
– Fushatë masive të dhunës seksuale dhe terrorit psikologjik nga ushtia dhe policia kriminale serbe,
Ky veprim i shtetit serb në ballë të të cilit qëndonte Krimineli Millosheviq, ushtria dhe policia kriminale serbe, me miratimin e Akademisë serbe dhe me pëlqimin e kishës Ortodokse serbe dhe popadikave serb të harbuar si bisha, nuk ishte vetëm një represion, por ishte spastrim etnik klasik, me të gjitha tiparet e një krimi kundër njerëzimit.
Propaganda zyrtare serbe dhe aleatët e tyre shqipfolës përmes mjeteve të informacionit në Serbi, në Kosovë e në Shqipëri e paraqisnin zyrtarishtë këtë luftë të përgjakshme ndaj shqiptarëve, si një luftë kundër “terrorizmit”, “nacionalizmit”, “irredentizmit” e “fundamentlizmit” të shqiptarëve, duke synuar ta legjitmimojnë para botës, trrorin e tyre, ashtu siq sugjeront Çubrilloviqi në vitet 1930-1950, me depërtimin masiv të shqiptarëve në Turqi.
I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!