Kosova, Laborator dhune sistematike i shtetit të Serbisë kundër shqiptarëve

09. 05. 2025

Në memorandumin çubrilloviqian, shkruhet edhe kjo pikëpamje fashiste gjenocidale e shfarosëse për shqiptaro-Ilirët:” Që ILIRET DARDAN të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën”! “Të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire, epirote, dardane dhe t’ua vrasim krenarinë e tyre ilire”.

“T’ua shkatërrojmë vatrat dhe t’ua ngatërrojmë emrat e tyre, t’ua njollosim emblemat dhe t’ua fshijm simbolet e lashta ilire dhe duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë ata që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht t’ua rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE, ta përvetsojmë ne”.

Pas heqjes së autonomisë së Kosovës më 1989, nisi një politikë aparteidi ndaj shqiptarëve, përmes dhunës policore e ushtarake, në bashkpunim me dorën e zgjatur të disa politiknëve shqipfolës të Kosovës, të cilët morën anën e shërbimit të pushtetit fashist e gjenocidal të Serbisë, me kriminelin Millosheviq në ballë tësaj. Politikanët më të zëshëm shqiptar për heqjen e autonomisë së Kosovës, sipa apetiteve të Millosheviqit, pos tjerëve më të dalluarit Ishin Rrahman Buba Morina dhe titisti i qmendur Isa Mustafa.

– Politika e aparteidit ndaj shqiptarëve, nisi:

– Me largimin masiv të tyre nga punët publike dhe nga shkollat.

– Me mbylljen e institucioneve arsimore e kulturore shqipe.

– Me dhunën sistematike ndaj popullatës civile.

– Me kontrollin e ashpër policor e paramilitar.

– Me mbylljen e mjeteve të informacionit audiovizuele dhe ata të shkruar. – Me mbylljen e institucioneve shëndetësore dhe çdo gjë tjetër me vlerë për Kosovën e për shqiptarët.

Kjo politikë aparteidi kundër shqiptarëve ishte vazhdim i qartë i frymës ideologjike gjenocidale të memorandumit të Vaso Çubrilloviqit: jo vetëm për ti kontrolluar shqiptarët, por për ti larguar e për ti zhdukur ata, si një realitet politik e demografik, jo ekzistues.

I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje