Kam ra ne hall, ciles parti t`i sherbei dhe te behem pasha gjamall
Edhe pse karieren time e fillova dhe e perfundova si mesues, kam filluar te “lakmoi” e “gjelozoi” ne “perspektiven” e atyre qe po sherbejne neper parti politike, te cilet nuk kane lidhje me politike e as me veteveten, jane shendrruar brenda nate ne pashallare e ne gjamall frikesues, per t`i mbrojtur pashallyqet e qifllyqet e veta, te cilat i kane ndertuar mbi fatkeqesine e ketij populli.
Ketyre pashallareve e gjamalleve te tanishem, deri dje nuk u degjohej zeri qe ishin gjalle diku, ndersa tani po u vlone pasuria, pashallyqet e gjamazllyqet mbi kurrizin e qytetareve te varfur, te cilet po i detyron varferia, ta leshojne vendin qe ta marrin boten ne sy per nje kafshate buke.
Keshtu e ka “ marifeti”, nese behesh militante partiak, brenda nate do te zgjohesh mbret e pasha gjamall, mbushur perplot qifllyqe, karier, tituj shkencor e grada, qe asku ne bote ksi “marifeti” nuk ka!
Lexuesi im i dashur, te lutem me ndihmo, ne cilen parti politike te sherbei si militant partiak, te behem pasha e gjamall friksues, apo te rri ketu ne koliben time, duke e veshtruar “marifetin” e pashallareve gjamalle, qe brenda nje nate jane shendrruar ne “agallare” e “pashallare”, ne “dijetare” e “shkenctare” edhe pse kush ne bote kesi “marifeti” nuk ka pare? I juaj, mesuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!