Ka apo jo injorancë e arrogancë mes shoqërisë shqiptre

03. 08. 2024

Injoranca dhe arroganca janë dy dukuri negative mes një shoqërie të caktuar. Injoranca përfshinë mungesën e dijës, kuptimit, njohjes ose mungesën e vlerësimit të rëndësisë së një qështje, dukurie apo procesi. Ndërsa në anën tjetër arroganca përshinë ndjenjen e tepërt të vetvlerësimit që nuk është e vogel mes nesh dhe mungesën e rspektit ndaj të tjerëve. Këto dy dukuri negative janë shpesh të lidhura mes veti, pasi një përson, grup sosh, një kolektiv apo shumë sosh si injorantë mund të shfaqin sjellje arrogante për ti fshehur mangësitë e dijes së tyre.

Injoranca dhe arroganca janë prezente në shumë shoqëri, ashtu edhe në shoqërinë tonë, të cialat mund të shkatojnë tensione e konflikte në mardhënjet mes njerëzve e mes shoqërive të ndryshme. Për ta amortizuar këtë dukuri negative, është e domosdoshme dhe e rëndësishme të promovojmë sa më parë respektin, dijen e mirëkuptimin, mes njeëzve e mes shoqërive të ndryshme, për ta zvogluar sa më shumë ndikimin e dukurive negative të injorantëve dhe arrogantëve.

Edukimi, arsimimi e komunikimi i hapur dhe përkushtimi për të mësuar nga njëri tjetri dhe për të aplikuar përvojen e njëri tjtrit, mund të ndihmojnë në zvoglimin e injorancës dhe arrogncës që e posedojmë, si dy procese negative të cilat i sjellin dëme të mëdha individit, familjes, institucioneve të ndryshme shoqërore e private, shoqërisë, shtetit dhe kombit në përgjithës, për të cilët bëhet fjalë, duke i shkatërruar mardhënjet mes tyre përmes përhapje së energjisë negative, urrejtje, përqarje e hasmëri, në dëm të respektit, mirëkuptimit, tolerancës e bashkpunimit.

Lexusi im i dashur tani analizo vet përmes gjykimeve e konkludimeve, që të vish tek konkluzioni, ka apo nuk ka injorancë e arrogancë mes shoqërisë shqiptare, duke u nis prej individit, grup sosh, familjes, kolektiveve, politikanëve dhe shtetit. I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje