Investim i qelluar eshte investimi ne vetezhvillim te mos behemi pengese dhe plaçke e zhvillimit
Duhet hapur porten e vetezhvillimit duke u nisur nga vetevetja qe te angazhohemi me te gjitha mjetet e arsyeshme qe i kemi ne dispozicion, per te bere ndryshime te parreshtura, persosje dhe pergatitje qe ta perballojme dinamiken e kohes sa me njerezisht, sa më profesionalisht e moralisht. Edhe pse vetezhvillimi eshte delikat, i kushtushem dhe veshtire i perballushem , ate duhet kuptuar si nje toke te shejte dhe shume te plleshme, te ciles do ti humb shejnteria dhe plleshmeria, nese nuk do te investojme gjate gjithe jetes sone ne vetezhvillim.
Vetezhvillimi nuk eshte nje zgjidhje e shpejte, ai kerkon kohe, durim, angazhim stoik dhe investim kapital e intelektual, qe ti ndjejme perfitimet inkurajuese pastaj.
Perfitimet qe arrihen duke u mbeshtetur ne mekanizmat kalkulues te kohes e jo ne mekanizmin e vetzhvillimit, nuk kane kurrfar merite, kurrfar vlere materiale, shpirterore, intelektuale, humane e as njerezore, sepse jane te mbuluara fund e krye me vellon e egoizmit, dinakerise, injorances dhe cinizmit si mjete kalkuluse per perfitime personale ne dem te tjereve, ne dem te zhvillimit e perparimit, ne dem te arsimit e edukimit, ne dem te shendetesise e ekonomise, ne dem te drejtesise e barazise.
Eshte koha tash o kurr, qe te investojme dhe ta leme te hapur porten e vetezhvillimit si individ, si familje, si institucion, si shtet, si politike e si komb ne pergjithesi, per ti ike sa me pare servilizmit si metode qe e perdorin njerezit e pa karakter qe tu perulen ore e qast bosave qe ua kane lene fatin ne duar te tyre , duke u bere lajka te fuqishme, deri ne nenshtrim e poshtrim te pandershem ndaj vetevetes, per tu hyre ne qejfe, per perfitime personale, ne dem te proceseve te ndryshme institucionale, shoqerore, shtetnore e kombtare. Me nje fjale puthador e putha kemb, duke i perlyre buzet e veta, mendjen dhe shpirtin, duke perulur karakterin e personalitetin e vete, qe te kene perfitime nga bosat te cileve ua puthin duar e kembe, edhe pse bosat shkelin me dy kembet mbi ligjin, mbi fatin e autoritetin e tjereve, mbi institucionin e mbi çdo gje qe eshte njerzore dhe e ndershme, duke ngritur koken larte e duke bere me gisht despoti. I juaj, mësusi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!