Gjendja e mirë dhe jo e mirë e botës sonë të brendëshme, varet nga sjelljet tona
12. 12. 2024
Kurë funksionon mirë ndijimi, përceptimi, mendja, mendimi, bindja, besimi e pikëpamja jonë, brenda botës sonë përsonale, edhe gjendja e sajë është e mirë, stabile dhe e shëndetshme. Po kështu gjendje të mirë, stabile e të shëndetshme brenda botës sonë, mundëson edhe funksionimi i mirë i ndjenjave, motiveve, emocioneve, stresi pozitiv, jo stresi kronik, vetëdija, vëmendja, kujtesa e harresa. Gjendja e mirë, stabile dhe e shëndetshme e botës sonë të brendëshme, varet edhe nga niveli i dëshirës, vullnetit, guximit dhe nga niveli i dashurisë që e posedojmë për brenda botës sonë.
Duhet kuptuar mirë e drejtë, se edhe sjelljet tona, të mira apo jo të mira qofshin, varen e derigjohen nga proceset psiko-emocionale dhe intelektuale, që u përmendën më lartë dhe të cilat gjenden e funksionojnë brenda nesh. E mira dhe e keqja e sjelljeve tona, varen kryesishtë nga gjenja e mirë, stabile dhe e shëndetshme apo nga gjendja jo e mirë, jo stabile dhe jo e shëndtshme e botës sonë të brendëshme psiko-emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale dhe kombëtare.
Sa më shumë i pastrojmë proceset tona psiko-emocionale e intelektuale, prej gjepurave të pejsazhit tonë kulturor, bartur brez pas brezi tek ne, sa më shumë i pasurojmë ato me edukatë e dituri, shprehi e shkathtësi,të cilat na shërbejnë për të mirën tonë gjatë jetës, aq më shumë lirohemi prej gjepurave të pejsazhit tonë kulturor, të cilave u ka kaluar që shumë kohë afati i përdorimit të tyre. Për ta liruar varshmërin e proceseve në fjalë, nga dominimi i energjisë negative tek to, është mëse e nevojshme energjinë negative të tyre, ta zavendësojmë me energji pozitive, që i përgjigjet kërkesave bashkohore të kohës, sa më shumë të jetë e mundur.
Pasuria më e madhe për të cilën mendojnë njerëzit e botës, gjendet brenda nesh, jo jashtë nesh, sepse përmes këtyre procesve psiko-emocionale e intelektuale, që gjenden brenda nesh, arrihen gjitha pasuritë që i posedon bota njerëzore.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!