Fuqija e mendjes, vërtetohet përmes cilësisë së përzgjedhjes së modeleve dhe sistemeve tona të të jetuarit
16. 12. 2024
Sa më e ngritur, sa më e zhvilluar dhe e përsosur mendja jonë, fuqia e saj është më e madhe. Fuqia e mendjes sonë, vërtetohet përmes mënyrës së përzgjedhjes të modeleve dhe sistemeve tona të të jetuarit. Mënyra sa më e përsosur e zgjedhjes së modeleve dhe sistemeve në fjalë, mundëson për ne, të arrijmë nivel më të lartë, më të zhvilluar e më të përsosur, gjatë organizimit të proceseve tona të ndryshme jetësore, duke i tejkaluar sistematikish në mënyrë të sigurtë, të drejtë e të vëndosur, modelet dhe sistemet e të jetuarit, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit të tyre.
Zavendësimi i modeleve dhe sistemeve të vjetruara me ato të reja, mundëson të bërit jetë më cilësore, më të dinjitetshme dhe më të suksesshme, falë fuqisë së mendjes sonë, që na mundëson përzgjedhje të reja me nivel të lartë e cilësor të modeleve e të sistemeve tona të veprimit gjatë jetës. Rrita dhe zhvillimi i fuqisë së mendjes sonë, është domosdoshmëri për të bërë jetë sa më të suksesshme, ssa më njerëzore, sa më humane e morale.
Fuqia e përdorur e mendjes sonë, përmes inxhinierisë së vetëdijës mundëson shumë, që ti heqim qafe besimet dhe bindjet shkurtpamëse rreth modeleve dhe sistemeve të vjetruara që i përdorim ende për organizimin e proceseve të ndryshme jetësore, duke i zavëndsuar ato me modele të reja organizative shumë më efektive, të cilat na shërbejnë më mirë gjatë jetës organizative. Modelet e sistemet e reja në fjalë, mund ti përdorim në mënyrën e të ushqyerit, veshmbathjes, në mënyrën e të bërit gjum, në mënyrën e edukimit dhe arsimimit, në shëndetësi, ekonomi, jurispodencë e shumë mënyra tjera të të bërit jetë sa më të ekuilibruar e sa më të shëndetshme dhe parimore.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!