Fuqia për të zgjedhur versionin tonë të të jetuarit në këtë botë, është zgjimi ynë

05. 12. 2024

Praktikimi i inxhinierisë apo arkitekturës së vetëdijës, rishikimi i modaliteteve dhe përmirësimi i sistemeve tona të realitetit, mund- ësohet përmes fuqisë që e posedon zgjimi ynë gjatë gjithë jetës. Për aq sa e kemi ngritur zgjuarsinë tonë, po për aq e posedojmë edhe fuqinë intelektuale, për ta praktikuar inxhinierinë apo arkitekturën e vetëdijës, rishkrimin e modaliteteve dhe përmirësimin e sistemeve tona të realitetit gjatë veprimeve të ndyshme për të bërë jetë. nrmale e të suksesshme.

Pa formimin e duhur të bindjes, besimit, vullnetit, guximit, dëshirës, dashurisë, vendosmërisë, qëndrueshmërisë dhe shprehisë e shkathtësisë sonë, për ta bërë realitet fuqinë e zgjuarsisë, për të zgjedhur versionin tonë të të jetuarit mes kësaj bote, për praktikimin e ixhinierisë së vetëdijës, rishkrimin e modeleve dhe përmirësimin e sistemeve tona të realitetit, që i përdorim gjatë organizimit të proceseve të ndryhme jetësore, do të mbesim shumë prapa, duke i praktikuar gjepurat e pejsazhit tonë kulturor, që janë bartur brez pas brezi tek ne, edhe pse u ka kaluar afati i përdorimit të tyre shumë kohë më parë, e mos të flasim për përdorimin e tyre, edhe gjatë kohën mes të cilës po jetojmë.

Profesioni me të cilin merremi, vendimet që i marrim për të krye një lloj pune, mirëmbajtja dhe ekuilibri i shëndetit tonë fizik, intelektual, emocional, shpirtëror, human, social, moral, ekonomik, kulturor, shkencor e kombtar. Kujdesi i rritës dhe edukimit të fëmijëve si prindë, mirëmbajtja e një atmosfere të ngrohtë e motivuse në familje, mirëmbajtja e raporteve të shëndosha bashkshortore, përforcimi i raporteve mes miqëve, rregullimi i mardhënjeve ndërnjerëzore, eliminimi i përqarjeve, urrejtjes, xhelozisë, hasmërive, vëllavrasjeve, dhunës e shumë dukuri tjera mes shqiptarëve dhe mes njeëzimit të botës, pa përqëndrimin sistematik të vëmendjes sonë që ti përdorim rregullat parimore, të cilat u përmendën më lartë, pa të cilat kotë përpiqemi të sigurojmë një jetë të lumtur, të begatshme e të moderuar.

Secili profesion, secili veprim i yni, e secili organizim i një procesi jetësor, i ka parimet, format, teknikat, motodat e mjetet e veta të përdorimit, të cilat duhet respektuar me vendosmëri e mequri, nëse nuk e dëshirojmë dështimin gjatë jetës. Edhe nëse dështojmë, na ipet shansa, të mësojmë shkakun e dështimit, të mos e përseisim herave tjera.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje