Forca krijuese e mënyres së të jetuarit dhe fatit tone jemi ne, jo tjerët
Derisa të kuptojmë se jemi forca krijuese e jetes dhe fatit tone, do te sillemi ne nje qark pa kurrfar kuptimi per jeten duke pritur kot nga tjeret. Kure e them kete mbeshtetem mbi realitetin e hidhur te qendrimeve te shumices ne mesin tone kombetar qe mbeshteten ne fajsimin e tjereve per gjendjen e pavolitshme te jetes dhe fatit ne realitetin individual, familjar e kombtar.
Si po duket eshte ngulitur neper kokat tona inferioriteti dhe arsyetimi i neglizhences sone, duke i fajsuar tjeret me bindjen, sikur mos ta kishim nje gjendje te tille politike, do t`i kishim punet më mire, sikur mos te kisha lindur ne mesin tim familjar te varfur, do te isha pakez me ndryshe, sikur mos ta kisha udheheqesin e organizates kaqe te dopte, do te shkelqente puna ime, sikur te kishim gjykata ku vertet mbrohet drejtesia, do te barazohej per te gjithe ajo, sikur te kishim politikan kombetar , nuk do te tallet Serbija e Europa me kombin tone, sikur te kishim klerik fetar e kombtar te vertete qe merren sinqerisht me besimin ne Zot dhe kultivojne ndjenjat kombtare e dashurine per atedheun, nuk do te ishim kaqe te perqar mes veti mbi baza fetare, sikur politikanet dhe intelektualet tane te merren më seriozisht me interesat e politikes kombetare, nuk do te lulzonte korrupcioni, papunesia, varferia dhe keqperdorimet e shumta te pasurise se perbashket, sikur te kishim shkolla, univerzitete dhe kuadra me te mira, gjeneratat tona do te ishin me te forta per interesat e veta personale, familjare dhe per interesat kombetare, e shume arsyetime tjera inferiore, qe qojne drejte zhgenjimit per jeten, ne vend qe te ndodh e kunderta dhe te ballafaqohemi me sfidat te cilat na pengojne dhe t`i kapercejme ato me llaven e guximit, iniciatives dhe qendrimit stoik, se ne jemi forca qe duhet ndryshuar gjerat te cilat na kane zene frymemarrjen e lire dhe menyren e te jetuarit më njerezisht, ne jemi ata qe kemi mundesi t`i shembim qatite e se keqes dhe t`ua dermisim temelet e tyre, ne jemi ata qe duhet bere punen ashtu si duhet, pa i perfillur pengesat qe na dalin para, ne jemi ata qe ia zhdukim pameshirshem rrenjet korrupcionit, amoralitetit, padrejtesise, varferise, perqarjeve e zenkave vellavrasese, jo tjeret.
Lexuesi im i dashur, forca e ndryshimit progresiv te jetes dhe fatit tone gjendet brenda nesh. Po e kerkuam nga tjeret kete force, do te mbesim si figura shahu duke manipuluar tjeret me jeten dhe fatin tone dhe duke vuajtur vargun e parreshtur te dekurajimeve, depresioneve e zhgenjimeve, qe pasojne nga qendrimet tona inferiore. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!