Edhe pse kemi shume te perbashkta mes veti, dallimet po na perqajne dhe hasmerojne

Sa shume vlera te perbashkta kemi, pa te cilat jeta  jone do te ishte e pamundur te ekzistoi, te zhvillohet e te persoset. Ndersa ne anen tjeter gjithnje e me shume ne skenen tone kombetare po ngrisin koke ne menyre te vrazhde perqarjet e kundershtimet mes nesh, duke i devalvuar dita dites vlerat e perbashkta kombetare, te cilat jane krijuar me mundin, angazhimin, djersen, sakrificen dhe flijimin e gjeneratave te meparshme, qe kane kontribuar per ato vlera te perbashkta politike, ekonomike, shendetesore, juridike, arsimore, kulturore, sociale e kombetare, pa te cilat genjehemi te gjithe, se munde te bejm nje jete normale, duke i mohuar kontributet e njeri tjetrit.
Menyra e konkurences ne mesin e shoqerise sone, po e shtrine ndikimin e vete mbi shkaterrimin e vlerave te perbashkta kombetare, ne favor te egoizmit ekstrem personal, grupor, partiak, regjional e fetar, mbeshtetur ne nje grabitje te papare ndojhere, duke i demtuar interesat e perbashkta dhe ekzistencen e tjereve, ne vende qe te ndodhe nje konkurence ne te mire te te gjitheve, duke i ruajtur me çdo kusht vlerat e perbashkta te permendura me larte, pa te cilat do te jete e kote perpjekja jone egoiste dhe e pandershme, te sjelle rezultate te ndershme per nje jete te mirefillt e me dinjitet personal, familjar, institucional, politike, fetar e kombetar.
Derisa t`i shkelim, t`i neperkombim dhe t`i shkaterrojme vlerat tona te perbashkta, do ta kemi te pamundur te bejme jete te lire e me dinjitet kombtar, por do te bejme jete pa dinjitet e pa liri, me te cilen po tallet bota e civilizuar dhe po neperkombemi si më pare e si eshte me keqe, nga fqinjet tane pushtues dhe dashakqinjte e kombit shqiptar, fale gabimeve, fajeve dhe lakmive tona te qoroditura.                                                                          Lexusi im i dashur, duke i shkelur, neperkembur, devalvuar e  duke i shkatrruar vlerat tona te perbashkta kombtare, duke e varfruar vendin e fale pjese te teritorit te tij fqinjeve tane pushtues per interesa te ulta personale, eshte e pamundur dhe presim kote te bejme jete te lire e me dinjitet. I juaj, mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje