Familja dhe antarët familjar janë pasqyrë e menagjimit të dy prindërve të saj
02. 01. 2025
Pdedagogu i njohur gjerman Fridrih Frebel, ka thënë: ” Më lehtë e më mirë udhëhiqet një ushtri e madhe europiana, se sa një familje”. Pedagogu në fjalë Frebel, me këtë që e ka thënë për menagjimin e familjes, ka vuar në dukje vështirësitë dhe rëndësinë e misionit të shejtë të dy prindërve, që e kanë para vetit gjatë rritës dhe edukimit të fëmijëve të tyre. Vështirësitë dhe rëndësia e këtij misioni menagjues në familje, e bëjnë të shejtë këtë mision, për ata prindër që i kryejnë detyrat sa më racionalishtë, sa më të pranueshme, sa më të kuptueshme, më të ngrohta, më të drejta e më të dobishme për pasardhësit e tyre, që duhen më shumë se vetëvetja.
Vështirësitë që përballen prindërit gjatë rritës dhe edukimit të fëmijëve pëfshijnë:
1. Stresin dhe lodhjen: Prindërit shpesh ndihen të stresuar përshkak të përgjegjësive të shumta që kanë, duke përfshirë përgjegjësit ndaj vëndit të punës, përgjegjësit ndaj punëve brenda shtëpisë e jashtë saj dhe përgjegjësitë ndaj rritës dhe edukimit të fëmijëve.
2. Mungesa e informacionit të duhur: Disa prindër ndihen të pasigurtë në lidhje me metodat më të mira të edukimit dhe rritës së fëmijëve, sidomos përballë ndryshimeve në shoqëri dhe në teknologji.
3. Mardhënjet ndërpërsonale: Ndërveprimi me fëmijët dhe menaxhimi i konflikteve që ndodhin në meset familjare, mund të jetë sfidues, sidomos në moshën adoleshente të fëmijëve.
4. Bilanci i kohës: Gjetja e kohës për të kaluar me fëmijët, për të punuar me ta dhe për ti përmbushur detyrat tjera, është një vështirësi tjetër.
Dobitë që e bëjnë të shejtë misionin e prindërve janë:
1. Dashuria dhe mbështetja emocionale: Prindërit ofrojnë një ambient të sigurt dhe të dashur, i cili është thelbësor për zhvillimin emocional të fëmijëve.
2. Formimi i karakterit: Prindëeit luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e vlerave dhe karakterit, duke i mësuar ata rrreth etikës, moralit dhe përgjegjësive që u takojnë fëmijëve.
3. Edukimi dhe zhvillimi: Prindërit janë të parët që i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të reja dhe të mësojnë, duke kontribuar në arritjet e tyre.
4.Krijimi i lidhjeve të forta: Mardhënjet e ngushta që krijohen midis prindërve dhe fëmijëve ndihmojnë në ndërtimin e besimit dhe komunikimit të hapur.
Edhe pse ka vështirësi, misioni i prindërve është i rëndësishë dhe kontribuon në formimin e individëve të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Prindërit e divorcuar, alkoholiqar, të droguar, avanturier seksual, i humbin shanset që ta kryejnë me nderë misionin e tyre të shejtë prindor, gjatë rritës dhe edukimit të fëmijeve të tyre, për një të ardhme sa më të suksesshme e të pavarur. Për këto dukuri deviante, fajet i ka familja, shkolla, shoqëria, shteti, dhe mjetet e ndryshme të informacionit.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!