Është mëkat të mos përpiqemi gjatë gjithë jetës të kompletohemi si qenje njerëzore
16. 12. 202
Sa më i kompletuar të jetë njeriu me shëndetin intelektual, emocional, shpirtëror, social, moral, human, kombtar, fetar e njerëzor, po për aqë i pranon ato vlera prej intelektualëve tjerë, politikanëve, klerikëve fetar e sidomos prej fatit të jetës që i besohet me krijuar, me rritë e me edukuar pasardhës sëbashku me te, gjatë jetës.
Uroi për intelektualët, politikanët, klerikët fetar, për bahkshortën time dhe për vetën të kompletohemi sa të jetë e mundur me shëndetin e vlerave madhore të cekura më lartë dhe mos të vlej “fjala e thënë dhe puna e bërë, në me e ka një detë të tërë” për ne, por mes asaj që thuhet e bëhet, të mos ketë hapsirë deti, lumi, liqeni dhe hapsirë prrocke në mes, por të shkelqei praktikishtë ajo që thuhet e publikohet.
Duhet përpjekje serioze gjatë gjithë jetës që ti arrijmë sa do pak vlerat madhore apo virtytet njerëzore të përmendura më lartë! Edhe pse kërkohet përpjekje dhe mund i madh për t’i kompletuar tek vetja këto vlera, pak po përpiqemi të mos them aspak të arrijmë më të mirat e mundëshme mes nesh, të arrijmë unitetin, mirëkuptimin, bashkpunimin, tolerancën, vullnetin, dëshirën, dashurinë dhe guximin, që t’i kultivojmë vlerat njerëzor dhe t’i mbrojmë ato, ta mbrojmë atdheun dhe ta fitojmë lirinë që na takon.
Edhe pse e hidhur kjo që po e them, praktika mes shqiptarëve po e dëshmon këtë katërcipërisht në politikë, në fe, në kulturë, në shkencë, në parlamentin e Kosovës, në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi, në gjykata, prokurori, përmes korrupcionit, nepotizmit dhe përmes krimit të organizuar politik e ku jo tjetër?! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!