Edhe shkollat islame ne trevat shqiptare synim e kishin asimilimin e popullates
Si çdo pushtues edhe pushtusi otoman turk kishte synim ta nenshtroi, poshtroi dhe asimiloi popullaten e pushtuar shqiptare, permes dhunes politike, permes konvertimit fetare dhe permes jetesimit te gjuhes, kultures e zakoneve te veta.
Per ta bere ma te lehte e ma bindes pushtimin, edhe pushtusi otoman turk, si pushtusit tane te maparshem, i themeloi institucionet e veta fetare e shkollore islame, si gjamijat, medreset dhe teqet, ku permes tyre organizoi edukim dhe arsimim fetar te besimit islam dhe organizoi permes tyre perhapjen e kultures dhe zakoneve te veta islame. Ne te gjitha keto institucione fetare e shkollore islame, perdorej gjuha zyrtare otomane turke, persiane dhe arabe, per te mesuar e pervetesuar permes tyre shkrim, lexim e edukim fetar, sipas projekteve te hartuara ne Stamboll nga sulltane te ndryshem te Stambollit.
” Fillet e perhapjes se islamizimit ne trevat shqiptare, ndeshen ne shekullin e 14 dhe lidhen me dervishet misionare, Sari Salltek Baba, Sejdi Ali Sulltani e Qamil Baba. Tarikatet ma te perhapura te shqiptaret jane: Bektashinjte, rifainjte, kadrinjte, helvetinjte dhe sadinjte”.
” Konvertimi nga feja ortodokse dhe katolike ne fene islame u bë ne rrugen vullnetare dhe ne rrugen e detyrimit te drejteperdrejte e terthorazi. Fatih Mehmet Hani personalisht i ka shnderruar kishat ma te medha ne Xhamia. Presioni mbi popullsine krishtene u rrit sidomos pas luftes Ruso-Turke te vitit 1768- 1774″.
” Konvertimi nga krishterimi ne islamizem ndikoi shume ne coptimin e metejme fetar te popullit shqiptar, ndersa politizimi i fese, solli identifikimin e saje me kombin dhe fillimin e kontradiktave nderfetare”.
“Islamizimi ishte mburoj e fuqishme kunder presionit te vazhdushem dhe asimilimit te shqiptareve ne greko-sllav. Kryesisht lujti rol pozitiv ne rajonet shqiptare, si ne Kosove, ne Maqedonine Perendimore e ne Çameri, duke ruajtur karakterin etnik shqiptar nga greqizimi, sllavizimi e serbizimi i matejshem. Gjuha zyrtare neper institucionet fetare, arsimore e politike islame, perdorej osmanishtja, persishtja dhe arabishtja, duke ndaluar rreptesisht te perdoret gjuha shqipe neper keto institucione ku edukoheshin dhe arsimoheshin shqiptaret me besim fetar islam dhe me kulture, tradita e zakone otomane aziatike”.
Lexusi im i dashur, Iliret, arberoret dhe shqiptaret pasardhes te tyre pesuan shume deme e shkaterrime ne gjuhe, ne kulture, ne tradita e zakone dhe ne teritorin e tyre, gjate shekujve pushtues nga latino-romaket, greko-bizantinet, serbo-ortodokset dhe otomanet turqe. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!