Dyshimi ne vertetesine e njohurive tona mundeson ta njohim me thelle dhe ti ofrohemi më shume te vertetes
Ata qe i lene vende dyshimit ne menyren e perceptimit te gjerave e proceseve natyrore, shoqerore dhe shpirtnore, me qellim qe ti ofrohen sa me afer te vertetes rreth njohjes se proceseve natyrore, shoqerore e shpirterore, rralle here deshtojne gjate procesit te ndijimeve, perceptimeve qe mundesojne njohjen rreth dukurive te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore. Nese gjate procesit te ndijimit, perceptimit, mendimit dhe formimit te qendrimeve e pikepamjeve tona ndaj dukurive te ndryshme, nuk e kemi edhe nje baze te dyshimit, munde te bijme pa dashje nen ndikimin e faktoreve te shumte, qe fusin ne boten e iluzioneve te cilat na mashtrojne shume me shtremberimin e realitetit, te cilin e perceptojme dhe e perjetojme per momentin.
Sa me shume qe tretemi ne boten e iluzioneve dhe nuk e ndriqojme njohurine permes dyshimeve tona mbi vertetesine e njohurise, i japim shanse te madhe formimit te mendimeve, qendrimeve dhe pikepamjeve tona te gabuara personale, ne baze te te cilave i organizojme edhe sjelljet e veprimet gjate jetes. Sjelljet tona qe behen nga njohurite nen ndikimin e iluzioneve te cilat kualifikohen si perceptime qe e deformojne realitetin, pa dijen dhe pa dashjen tone, na qojne drejte deshtimeve personale, familjare, shoqerore, profesionale, politike dhe kombetare.
Shpeshehere, gjerat ne shiqim te pare na duken terheqese apo irituse, pore ne funde fare e verejme mashtrimin iluzor dhe cdo gje e mrekullueshme qe ishte me pare, na duket e shemtuar tani dhe anasjelltas. Shume gjera qe me duken mua te mrekullueshme, tjereve u duken te shemtuara, edhe pse e mrekullushmja dhe e shemtuara e kane te verteten e vete.
Empiristi i madh Xhon Llok, ne pikepamjet e tija filozofike e mbeshteste mendimin i cili pohonte se:“ Sa me shume qe dyshojm rrethe procesit dhe menyres se njohjeve tona drejte se vertetes, aqe me shume i japim shance vetit ta njohim te verteten me mire e me thelle“. Mesazhi i kesaje thenje te ketij filozofi te madh anglez, kerkon kujdesin tone maksimal dhe perqendrimin e vemendjes ne cilesine dhe menyren e perceptimeve, mendimeve dhe ne cilesine e menyren e formimit te qendrimeve dhe pikepamjeve tona, ne baze te te cilave i bejme edhe sjelljet qe rezultojne po ashtu me menyren dhe cilesine e te jetuarit personal, profesional, familjar, shoqeror, politik e kombetare.
Njerezit me te gabuar e me pak te lumtur ne jeten e tyre, jane ata qe mendojne se pikepamjet e veta per nje realitet te caktuar, jane te pagabuara dhe nuk e pranojne anen tjeter te njohjes, mendimeve pikepamjeve e qendrimeve, sepse dikush tjeter, te njejtin realitet e shef ndryshe dhe ka pikepamje te ndryshme ne krahasim me ta. Per kundrazi njerezit qe kane aftesi ta kuptojne dhe ta pranojne se bota eshte shumengjyreshe e jo vetem bardh e zi dhe e kuptojne se pikepamjet e tyre nuk jane i vetmi kendeveshtrim i drejte dhe i pagabuar rrethe gjerave te ndryshme ne bote, jane njerezit me te kendshem, me te lumtur, me te thjeshte, me tolerant, me te matur, me komunikues e bashkepunues, me respektues, me te dashur e me te suksesshem ne jete.
Nese e praktikojme dyshimin gjate proceseve ndijuse e perceptive dhe njohjes se realitetit, gjithnje e me shume i japim mundesi vetit per ti kuptuar drejte perceptimet, mendimet, qendrimet dhe formimin e pikepamjeve tona, se sa jane e sa nuk jane te verteta dhe me cilin kualitet posedojne ato. Permes ecurise se dyshimit, kuptojme se nuk kemi gjithmone te drejte ne menyren e ndijimit, perceptimit, mendimve, qendrimeve dhe ne menyren e formimit te pikepamjeve tona ndaj nje realiteti. Po ashtu permes kesaje procedure aftesohemi te kuptojme qe edhe pikepamjet e tjereve, duhet respektuar per aqe sa jane te argumentuara ato dhe te jemi te hapur ndaj tyre.
Deshtimi me i madh personal, profesional, familjar, politik, shtetnor dhe ai kombetare, vie atehere kur tregohemi arrogant, te ngurte, te paperfillshem ndaj tjereve dhe mendimeve, qendrimev dhe me pikepamjeve te tyre qe flasin per nje realitet te caktuar.
Lexuesi im i dashur, nese nuk kemi deshire te deshtojme , dyshimi ne menyren e perceptimeve, mendimeve dhe ne menyren e formimit te qenrimeve dhe pikpamjeve tona ndaj realitetit te gjerave, ngjarjeve dhe proceseve te ndryshme natyrore shoqerore dhe shpirtnore na mundeson njohjen e cila I ofrohet më afer te vertetes. Te dyshojme ne njohurite tona, do te thot te bejme perpjekje ti ofrohesh sa me afer njohjes per te verteten dhe gjithnje ta argumentojme ate. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!