Nuk i thuhet te zezes e bardhe e as te bardhes e zeze
Kure te zezes i thojne e bardhe te bardhes e zeze, nuk behet fjale per te verteten e nje realiteti, i cili ka ndodhe e po ndodhe. E bardha dhe e zeza eshte pjese ku më shume e ku më pak mes partive te ndryshme politike ne Kosove e ne trojet shqiptare ne pergjithesi, si mes PDK-es, LDK-es, AAK-es, VV-es, dhe mes dy forcave te armatosura si mes FARK-ut e UÇK-es dikur, e partive dhe personaliteteve tjera qe jane involvuar per ta vuar ne drite fatin e kombit shqiptar. Akteret qe u perkasin ketyre asociacioneve ne fjale dhe i perkrahun apo i kundershtojne dhe bejne perpjekje ta nxjerrin me çdo kusht si te shejte dhe pa t`meta e gabime atë asociacion te cilit edhe i takojne, gabojne shume rende dhe sjellin deme te pergjithshme ne qeshtjen tone kombtare, ne qeshtjen e unitetit dhe e frenojne apsolutisht progresivitetin dhe zgjidhjen e duhur te qeshtjes kombtare shqiptare, ende te pazgjidhur. Kur e them kete mendim, kam bindjen time personale se asnjeri subjekt i permendur më larte nuk eshte tersihste i shejte, as tersisht i pavlere, por tek secili prezentojne vlerat dhe tmetat, ku më shume e ku më pak. Po te ishin te shejte akteret ne fjale nuk do ta kishim kete gjendje te mjere ne shqiptaret si komb, nuk do ta kishim ne kete nivel ekonomine, shendetesine, arsimin e edukimin, drejtesine e fusha tjere me rendesi jetike per kombin. Nuk do ta kishim kete varferi, kete papunsi dhe nuk do te na ikte rinija nga atedheu, per ta gjete kafshaten e bukes rrugeve te botes. Nuk do te ishim te ndare e te perqar mbi baza fetare, politike e regjonale dhe nuk do te kishim mbete te coptuar ne gjashte pjese. Kater pjese te pushtuara nen qizmen e serbeve, malazezeve, maqedoneve dhe grekeve. Dy pjese nen diktatin e nje elite shtetnore, qe e ka kap shtetin dhe nuk e lejon te merr fryme lirshem duke personalizuar aparatin shtetnor, pronen e perbashket dhe duke lejuar korrupcionin me te madh ne trojet e ballkanit. Ketyre dukurive te shumtuara, kush u thote jane dukuri te bardha e kush u thot dukuri te zeza. E verteta e hidhur po perjetohet ne lekuren e popullit. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!