Dymij vjetë histori na shkuan ne shqiptarëve, të ndarë e të përqar
mes veti
22. 02. 20223
Edhe pse na shkuan dymij vjetë histori, që nga pushtimi i ILIRISË, prap të ndarë e të përqarë mes veti dhe prap su bëmë bashk! A do mbushemi mendë ndojherë apo do mbesim të tillë përjetësisht, duke u krijuar favore fqinjëve tanë pushtues greko-sllav, për pak përfitime të pista e për karierë në shërbim të tyre?!
Profesori ynë i nderuar Dr. Akademik Pajazit Nushi, tani i ndjerë, na thoshte dikurë, sa ishim studentë të tij, përafërsisht po e parafrazoi ” herdokurë ta bëjmë Kosovën Republikë, do na duhet shumë kohë sëpaku tre shekuj, ta pastrojmë trurin tonë që na e tjetërsuan tërsishtë dhe na paftësuan pushtusit tanë latino-romak, greko-bizantin, turko-aziatik dhe sllavo-ortodoks, që të mendojmë drejtë e kombtarishtë dhe të formojmë shtet, ta mbrojmë ate e ta zhvillojmë në të gjitha anët, ku ishin trojet tona para pushtimit të Ilirisë”!
Atëherë nau duk trishtuese, neve studentëve të tij, ajo që thonte profesori ynë i psikologjisë Akademik Dr. Pajazit Nushi! Tani po e kuptoi fare mirë se paska patur të drejtë profesori ynë i dashur, se po nau dashka shumë kohë ne shqiptarëve ta pastrojmë trurin dhe ta aftësojmë ate nga tjetërsimi total që na e bënë pushtusit tanë, për tu aftësuar ndojherë të formojmë, të mbrojmë, e të zhvillojmë shtet. Edhe pse Shqipëria i bëri një shekull e sa vite shtet dhe Kosova 15 vite shtet, për qudi ende nuk jemi aftësuar të formojmë, të mbrojmë, të zhvillojmë e të demokratizojmë shtet!
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!