Duhet të përcaktohemi në një grup fetar apo në shumë sosh, ne shqiptarët

05. 11. 2024

Pytjet që bëhen rreth feve sot, janë shumë delikate e të ndjeshme, si” A kemi me të vërtetë nevojë për fetë? A mund të ekzistoi përshpirtëria pa dogmatizëm fanatik fetar?” V. L, E shumë pyetrje tjera që bëhen rreth feve. Përshpirtërinë tonë, është mëse miri ta zbulojmë e ta zgjedhim vetë, sipas bindjes e dëshirës sonë, jo asesi, ta trashëgojmë verbërisht nga paraardhësit tanë, apo nga pushtuesit, siq ka ndodhë me shqiptarët dhe paraardhësit e tyre Ilir!

Të rrallë janë ata njerzë në botë që mund ta kenë zgjedhë fenë sipas bindjeve dhe dëshirave të veta, por ato i kanë marr nga ndikimi i prindërve dhe gjyshërve të tyre, ose nga ndikimi i politikave pushtuse e mashtrues, që e kanë përdor motoden bindëse mashtruese të kulaqit, dhe metoden e kërbaqit, përmes dhunës dhe imponimit të forcës politike e fetare.

Se si janë bartë fetë tek shqiptarët dhe tek paraardhësit e tyre Ilir, përmes bindjes e dëshirave të tyre apo përmes kulaqit e kërbaqit politik e fetar, mëse miri flasin fetë që i posedojnë shqiptarët, feja krishtene katolike, feja krishtene ortodokse dhe feja muslimane islame dhe disa fraksione tjera fetare mes shqiptarëve. Fenë krishtene katolike, që e ka poseduar Perandoria pushtuse Romake, fenë krishtene ortodokse që e ka poseduar Perandoria pushtuse Bizantine dhe fenë muslimane Islame që e ka poseduar Perandoria pushtuse Otomane, e kemi marr përmes kulaqit dhe kërbaqit.

Një popull që kishte jetuar në gadishullin Ilirik, kurë nuk kishte popuj tjerë në këtë Gadishull, e ndajtën sipas aptiteve të veta pushtuse, ia coptuan trojet si është më keq dhe ia dhuruan fetë, që i posedonin perandoritë në fjalë, përmes kulaqit apo bindjes e mashtrimit politik e fetar dhe përmes kërbaqit apo dhunës së imponuar sipas aparatit të tyre politik, shtetnor e fetar, që ti përqajnë mes veti shqiptarët, për ti sunduar më lehtë e sa më gjatë.

Ideja që të aderoi tani populli shqiptar në një fe të vetme, mendoi se është ide shumë primitive e përqarëse mes shqiptarëve, sepse ne si komb tani e posedojmë një diverzitet fetar, me të cilin jemi mësuar të jetojmë dhe dalngadal duhet të aftësohemi, që ti përvetësojmë sëbashku si komb shqiptar, të mirat që i posedon diverziteti ynë fetar tek secila fe dhe të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga xhepurat dogmatike fetare, që i posedon secila fe në mesin tonë, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit të tyre tek te tria fetë dhe fraksioneve tjera fetare.

Për hirë të unitetit e kundër përqarjes dhe hasmërive mes kombit tonë shqiptar, së bashku duhet ti përvetësojmë gjitha të mirat që ekzistojnë në pejsazhin e diverzitetit tonë fetar dhe ti hudhim posht sa më parë gjepurat dogmatike, që i posedon diverziteti ynë në fjalë. Nëse veprojmë me këtë mënyrë unike si komb shqiptar, do ta ndjejmë vetën të barabart secili, do ta ndjejmë vetën të respektuar, komod, krenar e më të fortë.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje