Disa lloje të meditimit dhe vlera e secilit prej tyre

10. 12. 2024

Shumë lloje të meditimit ekzistojnë dhe secili prej tyre posedon vlerat e veta, për të cilat ka nevoj shumë bota njerëzor. Ja disa nga llojet kryesore të meditimit dhe vlerat e tyre që i posedojnë:

1. Meditimi i Vëmendjes: Ky lloj meditimi përqëndrohet në praninë e momentit dhe vëmendjes ndaj mendimeve dhe ndjenjave pa gjykuar. Vlera e tij përfshinë reduktimin e stresit, përmirësimin e fokusit dhe rritjen e vetëdijës. Përmirësimi i fokusit në meditimin e vëmendjes nënkupton aftësinë për të përqëndruar vëmendjen tonë në momentin aktual dhe për të reduktuar shpërqëndrimet apo shpërndarjen e vëmendjes nga objektivi. Kjo arrihet atëherë kurë fokusohemi në frymëmarrje, në ndjenjat trupore ose në mendimet që na vijnë pa i gjykuar ato.

Kurë ne e praktikojmë meditimin e vëmendjes, mësojmë të njohim mendimet dhe ndjenjat tona, pa u angazhuar në ato. Praktikimi i meditimit të vëmendjes, na ndihmon në zhvillimin e një lloj vetëdijeje që na lejon të jemi më të pranishëm dhe më të përqëndruar në aktivitetet tona të përditshme. Përfitimet e përmirësimit të fokusit, përfshijnë rritjen e produktivitetit, reduktimin e stresit dhe ankthit, si dhe përmirësimin e aftësive tona për të marr vendime të ndryhme. Në përgjithësi, meditimi i vëmendjes ndihmon në krijimin e një mendje më të qetë dhe më të fokusuar.

2. Meditimi transcendental: Tipi i tillë i të medituarit përfshinë përseritjen e një “mantra” apo një fjale ose fraze të përcaktuar, për të arritur një gjendje të thellë relaksimi dhe qetësie. Vlera e tij është në përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik, si dhe në rritjen e kreativitetit tonë.

3. Meditimi i Rregullt apo meditimi Zen: Ky meditim fokusohet në pozita të caktuara dhe frymëmarrje për të arritur një gjendje të thellë të qetësisë. Vlera e këtij meditimi qëndron në rritjen e qetësisë mendore dhe në rritjen e vetëdisiplinës.

4. Meditimi i lëvizjes: Ky lloi meditimi pëfshinë lëvizje të ngdalta dhe të përqëndruara që ndihmojnë në harmonizimin e trupit dhe mendjes. Vlera e këtij meditimi është në përmirësimin e fleksibilitetit, forcës dhe shëndetit të përgjithshëm.

5. Meditimi i dashurisë dhe mirësisë: Ky meditim përqëndrohet në ndjenjat e dashurisë dhe mirësisë ndaj vetës dhe ndaj të tjerëve. Vlera e këtij meditimi përqëndrohet në rritjen e empatisë dhe lidhjeve emocionale me të tjerët.

Si përfundim: Çdo lloj meditimi i ka përfitimet e veta për favoret tona që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit mendor emocional dhe shëndetit tonë fizik në përgjithësi. Sa më shumë që i përditësojmë në botëm tonë të brendëshme vlerat e meditimeve, aqë më shumë zhvillohet, pasurohet e përsoset bota jonë e brendëshme intelektuale, emocionale, shpirtërore, morale, humane e sociale. Aq më shumë pasurohet bota jonë e motivacionit, vullnetit, dëshirës dhe dashurisë, pa e vequar edhe përforcimin e koncentrimit të vëmendjës dhe përforcimit të kujtesës, ku ruhen të gatshme përvetësimet e njohurive, shkathtësive e shprehive tona të ndryshme.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje