Disa deputet shqiptar në Kosovë e në Shqipëri, përfaqsues të popullit apo zhvatës të tij
11. 07. 2020-ripostim
Shumica e deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe Shqipërisë, në vend që të dëshmohen përfaqësues të popullit dhe interesave të tij, ata po i përfaqësojnë interesat e veta përsonale dhe interesat e liderëve të tyre partiak nga të cilët udhëhiqen, kuptohet militantizëm partiak pakurrizorësh!
Mënyra e përfaqësimit të tyre po i ngjanë arinjëve, luajve, tigrave dhe ujqërve, kurë kacafyten mes veti pranë viktimës që ta marrin copën sa më të madhe nga trupi i pergjakur i saj, në ato momente sapo i kanë zënë pusinë asaj!
Skena rrënqethëse e trishtuse në Parlamentin e Kosovës e të Shqipërisë kanë kaluar në modë fatkeqësisht dhe po demonstrohen në mënyrën më të vrazhdë, më agresive dhe aspak njerëzore nga grupe deputetësh, të cilët luftojnë si gladiator mes veti, për t’i mbrojtë interesat e veta përsonale e partiake në mënyrën më të ultë të mundëshme njerëzore, pa e trazuar kokën fare, se ata janë përfaqësues të popullit dhe interesave të tij, interesave të vendit dhe shtetit të cilit i takojnë!
Në mendjen e secilit qytetar këta “arinj”, “luaj”, “tigra”, “ujqër” e “gladiator” janë ngulit si deputet të trishtë e të prishtë në shpirt dhe të pacipë, që nuk janë fare përfaqësues dhe mbrojtës të interesave të tyre, por shkatërrues maksimal, të joshur nga motivi përsonal, i pangopshëm dhe agresiv, që të marrin copën më të madhe nga trupi e nga jeta e qytetarit të viktimizuar, duke i shkaterruar maksimalisht interesat e tyre. I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!