Dilemat rreth testit tone kombetar per shkollat shqipe
Dilemat e atyre qe e kane perpiluar testin, te jete apo jo testi kusht per ta kaluar shkollen e mesme te ulte dhe ate te larte.Te jet i kalueshem apo i pa kalueshem, her me test e her pa test, her me pika testi e her pa pika.Si po duket ore testi yne kombetar, ke deshtuar si politika!
O testi yne kombetar, kush te hartoi ty bre?! Burrat e kombit e te diturise, apo burrecat e tij dhe burrecat e paditurise?! Ah bre test, duhet pune e madhe profesionale e dituri, vullnet, ndergjegje e pergjegjesi, me te bere test me vlera kombetare ty! Nuk eshte kjo pune per politikan e militante partish, por eshte pune per dijetare e shkenctare, qe kane pergatitje profesionale, vullnet, deshire e pergjegjesi, te hartojne teste me vlere kombetare, per me mate, vleresuar e cilesuar, mire e drejte edukaten, diturine, aftesine dhe shkathtesine e nxenesve tane, mbeshtetur mbi baza shkencore pedagogjike e psikologjike, qe te kuptojme se sa jane te paisura gjeneratat tona gjate shkollimit me edukate, dituri, aftesi e shkathtesi per jeten e per studime te matejshme, e jo me aftesi e shkathtesi te tilla, per te bere sa me shume kopjime e hajni, me u paraqit rrejshem se jane te paisur me te ngraten edukate, dituri, aftesi e shkathtesi, te cilat jane te domosdoshme per jete e per dinjitet.
Lexuesi im i dashur, edukata, dituria, njohja, aftesitesia dhe shkathtesia eshte mbi te gjitha, edhe pse ciniket, te korruptuarit, te pandershmit dhe lidhjet e ndryshme farefisnore e politike, po i devalvojne dita dites. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!