Dallimi mes ndijimit e përceptimit, mes mendjes e mendimit dhe mes pikëpamjes e veprimit, duhet njohur sa më shumë

21. 12. 2024

Ndijimi si proces mendor, mes procesve tjera mendore i referohet procesit të marrjes së informacioneve, përmes shqisave të jashtme e të brendëshme që i posedojmë ne. Secila shqisë e jona, e brendëshme apo e jashtme qoftë, ka aftësitë e veta të grumbulloj informacion, për të cilin është e destinuar nga baza jonë trashëguese. Pa posedimin e shqisave në fjalë, informacioni për ne, do të ishte i pamundshëm. Në anën tjetër, përceptimi është proces i interpretimit dhe kuptimit të informacionit në fjalë, duke i dhënë kuptim edhe përvojave tona të përditshme.

Mendja nënkupton kapacitetin e përgjithshëm për të menduar, ndjerë dhe kuptuar. Mendja përfshin të gjitha proceset tona kognitive apo njohëse. Ajo është e varur kryesisht nga shqisat tona të cilat bartin informacione nga jashtë brend dhe nga brenda jashtë nxjerrin ndjeshmëritë e kuptimet, përmes reagimeve tona. Në anën tjetër, mendimi është akt specifik i formimit të ideve, koncepteve ose gjykimeve tona. Mendimi është njëri nga funksionet kryesore të mendjes. Shkurt shprehur, mendja është një koncept më i gjerë se sa mendimi, kurse mendimi është një aspekt i veçantë i saj.

Kurë flasim për bindjen krahasuar me besimin, ajo është një qëndrim i yni më i fortë dhe më i vendosur dhe i mbështetur shpesh nga prova ose argumente të nryshme logjike. Bindja nënkupton një pranim të plotë, të një ideje ose të një koncepti. Ndërsa, nga ana tjetër besimi është më i lidhur me ndjenjat dhe emocionet tona,i cili mundet me qenë më i pa qartë ose më subjektiv, pa patur nevoj për prova të forta. Pra bindja mbështetet më shpesh në argumente dhe prova logjike, kurse besimi mbështetet më shumë në ndjenjat dhe emocionet tona.

Pikëpamja është një mendim ose opinion mbi diçka, që shpesh formohet, nga përvoja, edukimi dhe influencat e jashtme. E vërteta e opinioneve nuk është univerzale dhe e përhershme, por ajo është e vërtet e përkoshme regjionale, e cila vlenë për një grup njerëzish, për një popull , por nuk vlenë për të gjithë njerëzit e botës. Ajo që vlenë për ty, mund të mos vlej edhe për mua. Ajo që vlenë për shqiptarët nuk vlenë për armiqtë e shqiptarëve e shembuj tjerë. Kurse në anën tjetër, veprimi përkundrazi është realizimi konkret që bazohet në një pikëpamje. Pikëpamja është e lidhur me mendimin, ndërsa veprimi është i lidhur me sjelljen në situata të caktuara.

I juaj mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje