Dallimi mes mendimeve pozitive e negative nuk eshte i lehte s`iq mendohet
Eshte veshtire ta bejme dallimin e vertete mes mendimeve pozitive e negative, mes asaje qe eshte e drejtes dhe e padrejte, mes reales dhe jo reales, mes asaje qe eshte e ndershmes dhe e pandershmes, sepse mendimet, idete, bindjet, qendrimet dhe pikpamjet tona, qe jane formuar nga femijeria e deri me tani, iu kane nenshtruar ndikimit te shume faktoreve qe na veshtiresojne ta bejme dallimin e vertete mes mendimeve pozitive e negative. Ajo qe eshte pozitive e negative, e drejte dhe e pa drejte, e ndershme dhe e pandershme per mua, per tjeret munde te jete e kunderta. Me nje fjale sipas formimit te bindjeve tona, qe jane te ndikuara nga shume faktor, i perceptojme ngjarjet, dukurite, proceset dhe gjesendet ne negative apo pozitive. Nese e bejme rishkrimin dhe korigjimin e pikepamjeve tona te formuara deri me tani dhe i eliminojme dalngadale negativitetet nga secili mendim, secila ide dhe secila pekepamje e formuar me pare, duke u mbeshtetur ne parimet univerzale njerezore dhe hap pas hapi duke u ballafaquar me ato parime, do te kemi mundesi ma te volitshme te bejme dallimin mes mendimeve, ideve, pikepamjeve dhe veprimeve tona pozitive e negative, duke gjetur edhe zgjidhje më te favorshme, per jete te bagatshme, te ndershme e njerezore. Per ta bere kete qe u cek me larte duhet pune, menquri, vullnet, guxim, kembngulesi, angazhim dhe dashuri, sepse edhe mendimet pozitive edhe mendimet negative, ka raste kur i kane te metat dhe perparesite e tyre. Emocionet tona jane parametra te barazpeshes se organizmit tone trupor dhe atij shpirtnor. Pa keta shtytes emocional, ekziston rreziku qe te na ze gjumi shekullor i mendimeve pozitive, apo te na digjet shpirti e trupi nga mendimet negative. Edhe njera edhe tjetra pale e emocioneve shkaktuar nga mendimet tona negative e pozitive, jane stimul qe na vetedijesojne per llojin e situatave qe na rrethojne, per llojin e mendimeve dhe veprimeve qe i bejme. Sistemi nervor simptaik qe e posedojme secili prej neve, bene ndezjen emocionale per t`i perjetuar situatat qe na rrethojne ashtu siq kemi kuptuar. Ndersa sitemi nervor parasimpatik i ndihmon gjendjes emocionale qe te stabilizohet dhe te kthehet ne gjendjen e me parshme. Kur kthehemi ne gjendjen e me parshme emocionale, e kemi me lehte ti verejme mendimet dhe reagimet tona, se sa kane qene me vend e sa jo. Sistemi nervor simpatik e parasimpatik, na mundesojne qe te reagojme sipas kuptimit te ngjarjeve , te cilat per momentin na rrethojne, si psh: ne dasem eshte veshtire te mendojme negativisht e te vajtojme. Ne raste morti e fatkeqesie eshte veshtire te mendojme pozitivisht e te vallezojme. Kete dallim e bejne mendimet qe i shkaktojne emocionet tona , sepse e pershkruajne gjendjen perafersisht ashtu siq eshte e jo siqe kemi deshire te jete. Ne asnjerin ekstrem te mendimeve nuk duhet te gjendemi. Po i analizuam mire e mire mendimet tona, e gjejme mesin e arte, se si duhet te mendojme e te veprojme. Mendimet frikesuese per gjarprin ne momentin kur e perceptojme drejte per drejte, na mundesojne te mbrohemi nga helmimi i tij. Mendimet frikesuese per gjarperin kur nuk gjendet para nesh, jane mendime te pa bazuara ne realitet, te mbeshtetura ne fantazine e iluzionet tona te cilat na frikesojne pa kurrfar baze, qe mund te qoj drejte nje shqetesimi te tepruar e jo real. Pra sipas situatave mendojme e veprojme, kjo eshte menquria apo e kunderta e saje. Per kete arsye bota ka konflikte te medha, sepse ka dallime mes mendimeve, ideve, qendrimeve dhe pikepamjeve te njerezeve. Dikush te bardhes i thot e zeze e dukush te zezes i thot e bardhe. Dikush beson ne Jezu Krishtin, dikush ne Hazreti Muhametin. Dikush ne katolicizem, ortodoksizen e dikush ne islamizem, budizem e konfuqionizem, me nje fjale konfrontim mendimesh, idesh, bindjesh, besimesh dhe pikepamjesh te cilat po e qojne njerezimin deri ne perqarje vellavrasese dhe deri ne konflikte te pergjakshme luftarake. Edhe pse po ndodhin keto konfrontime te medha mes njerezish, mes familjareve, mes institucioneve fetare e shtetnore, mes kombeve e shteteve dhe regjioneve te ndryshme botnore, per qudi secila pale mbrone pozitivitetin dhe te drejten e bindjeve, qendrimeve dhe pikepamjeve te veta. Nga krejte kjo qe u tha me larte, eshte mire te kemi kujdese te shtuar qe mos te gjendemi ne njeren ane te ekstremeve. Mesi eshte i arte.
Lexuesi im i dashur, duhet te kemi kujdese te shtuar kur bejme dallime mes pozitives e negatives, sepse mendimet, pikepamjet e veprimet tona jane te ndikuara nga shume faktor, ku egziston rreziku se mund te bejme gabime trashanike gjate jetes dhe gabimet tona ti paguajme shtrejte personalisht, familjarisht, fetarisht, politikisht e kombetarisht. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!