Dallimi mes mendimeve pozitive e negative nuk eshte i lehte s`iq mendohet
Eshte veshtire ta bejme dallimin e vertete mes mendimeve pozitive e negative, mes asaje qe eshte e drejtes dhe e padrejte, mes reales dhe jo reales, mes asaje qe eshte e ndershme dhe e pandershmes, sepse mendimet, idete, bindjet, qendrimet dhe pikpamjet tona jane formuar nga femijeria e deri me tani, iu kane nenshtruar ndikimit te shume faktoreve, qe na veshtiresojne te bejme dallimin e vertete mes mendimeve pozitive e negative. Ajo qe eshte pozitive e negative, e drejte dhe e pa drejte, e ndershme dhe e pandershme per mua, per tjeret mundet me qene e kunderta. Me nje fjale sipas formimit te bindjeve tona, qe jane te ndikuara nga shume faktor, i perceptojme ngjarjet, dukurite, proceset, gjesendet dhe njerezit ne negative apo pozitive. Nese e bejme ma pare rishkrimin dhe korigjimin e pikepamjeve tona te formuara deri me tani dhe i eliminojme dalngadale negativitetet nga secili mendim, secila ide dhe secila pekepamje e formuar me pare, duke u mbeshtetur ne parimet univerzale njerezore dhe hap pas hapi duke u ballafaquar me ato parime, do te gjejme zgjidhje ma te favorshme, te drejte, te frytshme dhe humane, per jete te bagatshme, te ndershme e njerezore, drejte se mires personale, familjare, shoqerore dhe kombetare. Per ta bere kete qe u cek me larte duhet pune, menquri, vullnet, guxim, kembngulesi, angazhim dhe dashuri, sepse edhe mendimet pozitive edhe mendimet negative, ka raste kur i kane te metat dhe perparesite e tyre. Emocionet tona pozitive dhe ato negative jane parametra te barazpeshes se organizmit tone trupor dhe atij shpirtnor. Pa keta shtytes emocional, ekziston rreziku qe te na ze gjumi shekullor i mendimeve pozitive, apo te na digjet shpirti e trupi nga mendimet negative. Edhe njera edhe tjetra pale e emocioneve tona, jane stimul qe na vetedisojne per llojin e situatave qe na rrethojne, per llojin e mendimeve dhe veprimeve qe i bejme. Sistemi nervor simptaik qe e posedojme secili prej neve, bene ndezjen emocionale per ti kuptuar e per ti perjetuar situatat qe na rrethojne. Ndersa sitemi nervor parasimpatik i ndihmon gjendjes emocionale qe te stabilizohet dhe te kthehet ne gjendjen e me parshme. Kur kthehemi ne gjendjen e me parshme emocionale, e kemi me lehte ti verejme mendimet dhe reagimet tona, se sa kane qene me vend e sa jo. Sistemi nervor simpatik e parasimpatik, na mundeson qe te reagojm sipas kuptimit te ngjarjve , te cilat per momentin na rrethojne, si psh: ne dasem eshte veshtire te mendojme negativisht e te vajtojme. Ne raste morti e fatkeqesi tjera eshte veshtire te mendojme pozitivisht e te vallezojme. Kete dallim e bejne mendimet te cilat i shkaktojne edhe emocionet tona , sepse e pershkruajn gjendjen perafersisht ashtu siq eshte e jo siqe kemi deshire te jete. Ne asnjerin ekstrem te mendimeve nuk duhet te gjendemi. Po i analizuam mire e mire mendimet tona, e gjejme mesin e arte, se si duhet te mendojme e te veprojme. Mendimet frikesuese per gjarprin ne momentin kur e perceptojme drejte per drejte, na mundesojne te mbrohemi nga helmimi i tij. Mendimet frikesuese per gjarperin kur nuk gjendet para nesh, jane mendime te pa bazuara ne realitet, te mbeshtetura ne fantazine e iluzionet tona te cilat na frikesojne pa kurrfar baze, qe mund te qoj drejte nje shqetesimi te tepruar e jo real. Pra sipas situatave mendojme e veprojme, kjo eshte menquria apo e kunderta e saje. Per kete arsye bota ka konflikte te medha, sepse ka dallime mes mendimeve, ideve, qendrimeve dhe pikepamjeve te njerezeve. Dikush te bardhes i thot e zeze e dukush te zezes i thot e bardhe. Dikush beson ne Jezu Krishtin, dikush ne Hazreti Muhametin. Dikush ne katolicizem, ortodoksizen e dikush ne islamizem, budizem e konfuqionizem, me nje fjale konfrontim mendimesh, idesh dhe pikepamjesh te cilat po e qojne njerezimin deri ne perqarje vellavrasese dhe deri ne konflikte te pergjakshme luftarake. Edhe pse po ndodhin keto konfrontime te medha mes njerezish, mes familjareve, mes institucioneve fetare e shtetnore, mes kombeve e shteteve dhe regjioneve te ndryshme botnore, per qudi secila pale mbrone pozitivitetin dhe te drejten e bindjeve, qendrimeve dhe pikepamjeve te veta. Nga krejte kjo qe u tha me larte, eshte mire te kemi kujdese te shtuar qe mos te gjendemi ne njeren ane te ekstremeve. Mesi eshte i arte.
Lexuesi im i dashur, duhet te kemi kujdese te shtuar kur bejme dallime mes pozitives e negatives, sepse mendimet, pikepamjet e veprimet tona jane te ndikuara nga shume faktor, ku egziston rreziku se mund te bejme gabime trashanike gjate jetes dhe gabimet tona ti paguajme shtrejte personalisht, familjarisht, fetarisht, politikisht e kombetarisht. I juaj, mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!