Dallimi dhe rëndësia mes fantazisë, imagjinatës, intuitës dhe të menduarit, është i rëndësishëm për ne
17. 12. 2024
Rëndësia e këtyre proceseve mendore është shumë e madhe, për organizimin e procesve tona të ndryshme jetësor. Edhe pse dallojnë mes veti proceset në fjalë, uniteti i tyre është i pandashëm për nga vlera dhe rëndësia e përbashkët që e posedojnë. Dallimi mes fantazisë, imagjinatës, intuitës dhe të menduarit është në natyrën dhe funksionin e secilës prej tyre, si:
1. Fantazia është një proces krijues që na lejon të krijojmë skena, situata ose ide që nuk ekzistojnë në realitet. Fantazia lidhet shpesh me ëndrrat dhe krijimin e botëve të reja, duke na ndihmuar të shikojmë përtej asaj që është e mundshme.
2. Imagjinata është aftësi që na mundëson të vizualizojmë dhe të mendojmë për gjëra që nuk janë të pranishme. Imgjinata është një formë e mendimit krijues dhe na ndihmon të zhvillojmë ide të reja dhe zgjije të problemeve të ndryshme.
3. Intuita është ndjenjë ose njohuri që na vije pa ndoj arsyetim të kjartë. Ajo shpesh na udhëheq në vendimmarrje dhe na ndihmon të kuptojmë situata, pa pasur nevojë për prova të dukshme.
4. Të menduarit është proces racional dhe analitik i përpunimit të informacionit. Të menduarit përfshinë arsyetimin, analizën, sintezën, analogjinë dhe vlerësimin e fakteve për të arritur në përfundime të logjikshme.
Rëndësia e secilit prej këtyre procesve mendore është shumë e madh, ku fantazia dhe imgjinat na ndihmojnë të krijojmë dhe të zhvillojmë ide të reja, ndërsa intuita na ofron një udhëzues të brendshëm për vendimarrje të ndryshme. Kurse të menduarit është proces thelbësor për zgjidhjen e problemeve që na dalin para e për arritjen e qëllimeve tona që ia kemi vuar vetit obligim. Të gjitha këto procese që u përmendën më lartë, punojnë sëbashku për të na ndihmuar të kuptojmë dhe të përballojmë botën që na rrethon.
I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!